Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e këngëve dhe poezive popullore "Libër i ri me këngë dhe vjersha të përjetshme", hartuar nga Ljuben Karavellov. Ky koleksion u botua qysh në vitin 1878 nga Redaksia “Dituria” në Veliko Tërnovo.
Nuk është rastësi që ndër vite kënga ka interpretime të panumërta nga këngëtarë të shumtë të zhanreve të ndryshme. Tani ju ofrojmë ta dëgjoni të kënduar nga Dimitër Radev Vëllçev, i cili punoi në aranzhim së bashku me Momçill Kolev. Për tingëllimin unik të këtij versioni të ri një kontribut të veçantë kanë edhe muzikantët e famshëm - kitaristi Angell Demirev dhe Stojan Jankulov - Stunxhi në bateri.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@IgormarkovskiMuzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..