Në një konferencë për media në Parlament, Dejan Nikollov, kryetar i partisë "Vëzrazhdane" - Sofje, bëri të ditur se sipas llogaritjeve të partisë së tij, vota e blerë është nga 400 000 deri në 500 000 vota. "Vëzrazhdane" dha shembuj me seksione zgjedhore, në të cilat ka një rënie, ose kërcim të fortë të votave për një forcë politike në zgjedhjet e fundit të 27 tetorit, krahasuar me ato të mëparshme. Dejan Nikollov theksoi se në 90% të rasteve në të cilat ka anomali të çuditshme në rezultatet e zgjedhjeve, bëhet fjalë për fshatra. Sipas Nikollovit, këto të dhëna janë arsye për të kontaktuar institucionet përkatëse, për të hetuar dhe parandaluar blerjen e votave në zgjedhjet e ardhshme.
Presidenti Rumen Radev e ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në Ligjin për pronën shtetërore, njoftoi zyra e shtypit e institucionit. Ndryshimet u miratuan më 31 korrik, në ditën e fundit të punës përpara pushimeve të Kuvendit Popullor. Në..
Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, eksporti i energjisë elektrike nga vendi u rrit. Këtë e deklaroi për Radio Bullgare (BNR) drejtori i Operatorit të Sistemit Elektrik (ESO), Angelin Caçev. Bilanci..
Ne presim që qeveritë e Belgjikës dhe Holandës të vendosin së shpejti për blerjen nga Bullgaria të gjuetarëve të minave të nxjerrë nga përdorimi. Këtë e tha në Varnë ministri i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, i cili ishte i ftuar në mbledhjen..
Nuk ka ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Bullgari, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të drejtat..
“Ne zbatojmë politika, nuk merremi me thashetheme,” tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së mbledhjes së qeverisë. Ai u bëri thirrje deputetëve..
Avionë luftarakë gjermanë eskortuan një avion Boeing 737 të kompanisë ajrore Ryanair nga Sofja drejt Londrës, me 174 pasagjerë në bord. Incidenti..