Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar një grevë efektive kombëtare, rreth 25% - janë për mitingje kombëtare dhe rajonale, dhe mbi 20% - për mosmbarimin e semestrit të parë shkollor.
Mësuesit kërkojnë rritje të pagave prej 21%, gjë që do t'u garantojë 125% mbi pagën mesatare bruto për vendin, tha për BNR Julijan Petrov, kryetari i Sindikatës "Arsimi" pranë Konfederatës së Punës "Podkrepa".
“Një mësues i ri merr aktualisht një pagë prej 1445 leva (738,8 euro), gjë që është tregues se të rinjtë edhe nëse bëhen mësues nuk do të mbeten në shkollë për një periudhë të gjatë me detyrat e shumta që kanë”, komentoi sindikalisti. Kështu, nëse shpërblimet nuk rriten, mosha mesatare në sistem – mbi 52 vjeç për momentin – do të rritet edhe më shumë.Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..