Deputetët u mblodhën të mërkurën për përpjekjen e tyre të nëntë për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të, e cila do të lejonte funksionimin e parlamentit. Në votimin e parë u paraqitën katër kandidatë - Atanas Atanasov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Natalija Kiselova nga BSP - E majta e bashkuar, Petër Petrov nga "Vëzrazhdane" dhe Sillvi Kirillov nga “Ka një popull të tillë” (ITN).
Edhe njëherë Natalija Kiselova dhe Sillvi Kirilov arritën në balotazh. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mblodhi 50% të votave të të pranishmëve + 1, ose 120 vota, dhe kështu të dyja aplikimet nuk u pranuan.
Të enjten, më 5 dhjetor, deputetët do të bëjnë përpjekjen e 10-të për të zgjedhur kryetar të Parlamentit.
Legjislativi është bllokuar që nga 11 nëntori.
Bullgaria është plotësisht e gatshme që nga 1 janari të jetë pjesë e plotë dhe e sigurt e zonës Shengen. Këtë e deklaroi eurodeputeti Andrej Novakov në një konferencë për shtyp në Klubin Kombëtar të Shtypit të BTA në Vidin. Para kësaj, së bashku me..
Në ditën e 25-të të zgjedhjeve të Asamblesë së re të 51-të Kombëtare, nga prova e 11-të, u zgjodh për Kryetare të Kuvendit Prof. e Asoc. Natalija Kisellova nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 140 vota “pro”, 93 “kundër” dhe asnjë abstenim. Ajo..
Një mision i planifikuar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) u krye në centralin atomik “Kozlloduj” për të shqyrtuar sigurinë operacionale të centralit sipas standardeve të agjencisë. Gjatë inspektimit në 3 javët e fundit, 13 ekspertë nga..
Në sheshin “Kullata” në qytetin bregdetar Sozopoll do të mbahet sot “Festivali i katërt i peshkut të kripur”. Ngjarja do të shënojë hapjen e Pazarit të..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°, në Sofje 2°. Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët, me erë dhe shi. Në veri të..
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat..