Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua Julijan Janevit, me të cilin punon prej shumë vitesh.
"Kënga është e imja - kam krijuar edhe muzikën, edhe tekstin, dhe për mua kënga është si një rrëfim personal – thotë Desi Dobreva. – Këtu në fakt kam kënduar veten time, atë që dua t'i them botës dhe njerëzve rreth meje. Mesazhi është afër "Të dy", sepse flet se si në botën e sotme shumë të modernizuar, ne jemi të rrethuar nga të gjitha llojet e lajmeve - qofshin të rreme, apo reale - dhe të gjitha llojet e teknologjisë. Ne pushuam së kushtuari vëmendje njëri-tjetrit. Nuk kemi kohë, nuk kemi durim, nuk kemi qetësi. Në një farë mënyre komunikimi ynë pothuajse është kthyer në luftë. Mesazhi i të dyja këngëve është të përpiqemi t'i kushtojmë vëmendje njerëzve që na rrethojnë dhe vetvetes. Le t'i japim pak kuptim asaj që bëjmë, në mënyrë që ajo të mbetet pas nesh."
Desi pranon gjithashtu një interpretim tjetër të titullit "Në fund të tokës" - bota tashmë është aq globale sa asgjë nuk është aq larg sa na duket. Dhe shton:
"Në fundin e tokës... nëse dikush shikon, do të shohë se nuk ka fund - ka fillim. Dhe ndonjëherë njeriu duhet të arrijë në fund, që të mund të fillojë nga e para."
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...