Në një nga sistemet më interesante të shumëplanetëve të zbuluar deri më tani, një ekip shkencor me pjesëmarrjen bullgare tregoi praninë e tre exoplanetëve, njoftoi BNT. Sistemi planetar ndodhet 1100 dritëvite nga Toka, rreth yllit TOI-4504 në konstelacionin Kiel. Në një njoftim të ekipit të Fakultetit të Fizikës të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", thuhet se zbulimi i ri u publikua në revistën prestigjioze Astrophysical Journal Letters, me pjesëmarrjen e astronomit bullgar Dr. Trifon Trifonov. Ai është shkencëtar në Institutin “Max Planck” për Astronomi në Heidelberg, Gjermani dhe studiues në Departamentin e Astronomisë në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski".
Dr. Trifonov është udhëheqësi i grupit bullgar për kërkimin e exoplanetëve në kuadër të projektit EXO-RESTART, i mbështetur nga Fondi "Kërkime shkencore" në kuadër të Programi Kombëtar Shkencor "Kërkimet kryesore dhe njerëzit për zhvillimin e shkencës evropiane" 2021. "Studimi i TOI-4504 është i rëndësishëm për analizën e evolucionit të sistemeve të ngjashme exoplanetare” - vëren Dr. Trifonov, i cili kreu një pjesë të konsiderueshme të analizës së të dhënave.
Shkencëtarët shpresojnë të bëjnë më shumë zbulime të tilla në të ardhmen, të cilat do të pasurojnë më tej njohuritë e astronomëve për formimin e sistemeve të ndryshme planetare në përgjithësi.
Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...
Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..