Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht në krye për 4 vitet e fundit. Kjo e vendos atë në nivel me Hristo Stoiçkov për nga numri i çmimeve. Despodov është vetëm pas Dimitër Berbatov, i cili u zgjodh 7 herë futbollist i vitit.
Pas Despodov janë Ilija Gruev ("Leeds") dhe Dimitër Mitov ("Aberdeen").
Para ndarjes së çmimeve, u mbajt një minutë heshtje për nder të viktimave të tragjedisë në diskotekën në Koçani të Maqedonisë së Veriut.
Me numrin 1 në futbollin e femrave u dallua Evdokija Popadinova nga “Lacio”.
Trajneri i vitit është Stanimir Stoillov, ish-mentor i ekipit “Levski” dhe trajner aktual i skuadrës turke“Gjoztepe”.
Foto: BTA, BGNESBasketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..
Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA). Tenisti i parë i Bullgarisë pati një kohë të vështirë në turneun e fushës së fortë pas një rikthimi në ndeshje me 6:7 (3), 6:4, 7:5 kundër rusit Karen..
Snowboardisti bullgar Tervell Zamfirov e përgëzoi veten për një tjetër sukses spektakolar, ndonëse e arriti në mënyrë shumë dramatike. Ai u bë kampion bote në sllallomin paralel për meshkuj. Bullgari 20-vjeçar triumfoi pasi fitoi finalen me 0.40..
Grigor Dimitrov vazhdon paraqitjen e shkëlqyer në Turneun e Tenisit Masters 1000 në Miami. Në çerekfinale, ai mundi argjentinasin Fransisko Serundolo me..