57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek njerëzit mbi 70 vjeç. Idenë që të krishterët ortodoksë të studiojnë ortodoksinë, katolikët të mësojnë katolicizmin dhe myslimanët të studiojnë islamin - perceptohet në një mënyrë më të nuancuar, komenton agjencia. 44% e të anketuarve thanë se e mbështesin deri diku, ndërsa 38 % janë kundër.
6 nga 10 persona besojnë se edukimi fetar mund të kontribuojë në formimin e vlerave morale te nxënësit, ndërsa 23% shprehin qëndrim të kundërt. Sondazhi përfaqësues kombëtar i Agjencisë "Trend" i porositur nga "24 Çasa" u krye midis datave 10 dhe 16 mars 2025 nëpërmjet një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar ballë për ballë me tabletë me 1020 persona në moshë mbi 18 vjeç.
Foto: BGNES, Agjencia "Trend"Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të krishterëve ortodoksë për t'i treguar botës gëzimin qiellor përmes veprave të dritës. " Le të..
E gjithë bota e krishterë feston sot Ngjalljen e Ndritshme të Krishtit. Për popujt ortodoksë, kjo është dita më e ndritur - Festa e Festave, e cila kremton fitoren e jetës mbi vdekjen. Në Bullgari, ne e quajmë Ditë të Madhërishme, në përkthim fjalë..
Kisha Ortodokse Bullgare, e udhëhequr nga Patrrku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, u drejtuan besimtarëve të krishterë një mesazh patriarkal dhe sinodal për Pashkët. "Gëzimi i lajmit të Ngjalljes së..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..