Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të blinit një shtëpi me një çmim mesatar për metër katror prej rreth 715 eurosh, në vitin 2025 çmimi mesatar është tashmë 2200 euro. Në Varna në vitin 2015 mund të gjenit një shtëpi për 680-700 euro për metër katror, tani çmimi mesatar është rreth 1520-1550 euro për metër katror. Në Plovdiv, çmimi u rrit nga 550 në 1390 euro për metër katror", tha drejtori ekzekutiv i kompanisë, Javor Pejçev, për Radion Kombëtare Bullgare. Vetëm këtë vit, çmimet e pronave pritet të rriten me 15%. Bullgarët po blejnë banesa më të mëdha dhe gjithnjë e më shumë shtëpi. Megjithatë, 20% e blerësve potencialë tashmë po tërhiqen nga tregu për shkak të çmimeve të larta. "Strehimi do të bëhet gjithnjë e më i papërballueshëm. Ky është një trend që mund ta shohim në çdo vend tjetër që i është bashkuar eurozonës”, tha Pejçev.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Pas suksesit të diskutueshëm të “Marrëveshjes së Gjelbër” dhe kuotave për emetimet e karbonit, që e bënë energjinë elektrike në Evropë disa herë më të shtrenjtë se tek konkurrentët e saj ekonomikë kryesorë – SHBA-të dhe Kina – Komisioni Evropian po..
Banka Popullore Bullgare (BNB) hodhi në qarkullim më 7 korrik një monedhë përkujtimore prej argjendi me temë "175 vjet nga lindja e Ivan Vazovit", njofton BNB në faqen e saj zyrtare. Monedha është pjesë e serisë "Rilindja Bullgare". Çmimi i saj në..
Këtë vit është hera e fundit që qytetarët bullgarë do të marrin të ardhurat e tyre në leva. Në çfarë monedhe do t’i deklarojnë të ardhurat para autoriteteve tatimore vitin e ardhshëm? Kjo është një nga gjithsej 221 pyetjet për euron, të mbledhura..