Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të përhapen re të dendura shiu dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima, më të konsiderueshme në sasi në male. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet rreth 19°.
Para mesditës do të jetë me diell në male. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë mesatare dhe bashkë me të do të fillojë të depërtojë ajër i ftohtë. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 m do të jetë rreth 15°, në 2000 metra - rreth 6°.
Do të ketë vranësira të ndryshueshme përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 12 deri në 14 gradë. Temperatura e ujit të detit është 10-9 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Të shtunën do të ketë reshje edhe mbi Bullgarinë Lindore, ndërsa pas mesditës nga perëndimi vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Era veriperëndimore do të forcohet përkohësisht. Temperaturat e ditës do të ulen me 2-3 gradë.
Në mes të sezonit aktiv të verës, kur numri i udhëtarëve në vend është në rritje, vinjetat shiten me çmime të larta përmes faqeve të palicencuara, shfaqen në mënyrë mashtruese vetëm në euro, dhe kërkohen edhe tarifa të larta shtesë. Për këtë..
Në takimet me drejtuesit e Meta, Shoqatës së Blerësve të Energjisë së Pastër - Clean Energy Buyers Association (CEBA) dhe Korporatës IP3, Ministri i Energjisë Zheço Stankov diskutoi projekte për krijimin e zonave industriale të orientuara drejt..
Gjatë operacionit "Orient Expres", oficerët doganorë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” sekuestruan 205.9 kilogramë kokainë — sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në kufijtë tokësorë të Bullgarisë, njofton qendra e shtypit e Agjencisë Doganore...
Bullgaria do të jetë qendra e elitës botërore studentore të matematikës, e cila do të mblidhet nga 28 korriku deri më 3 gusht 2025 në Bllagoevgrad për..
Tre helikopterë mbërritën në Aeroportin e Plovdivit në kuadër të mekanizmit për ndihmën e kërkuar nga BE-ja për shuarjen e zjarreve...
Këtë mëngjes, nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë u kthyen me 12 çmime nga olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare në Tajvan dhe Filipine...