Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor strategjik dhe aleat në NATO, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të përbashkëta - sigurinë energjetike, aftësitë mbrojtëse dhe investimet. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev në një bisedë telefonike me sekretarin e shtetit të SHBA-së Marko Rubio. Biseda u zhvillua më pak se një muaj pasi të dy u takuan gjatë forumit të NATO-së në Bruksel dhe ranë dakord të vazhdojnë dialogun, njoftoi Ministria e Jashtme. Georgiev dhe Rubio biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe energjetikën bërthamore. U diskutua gjithashtu rëndësia strategjike e marrëveshjes me kompaninë Westinghouse për diversifikimin e karburantit bërthamor për termocentralin bërthamor “Kozlloduj” dhe për sigurinë tonë energjetike në përgjithësi, shtohet në njoftim.
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev bisedoi me homologun e tij britanik David Lammy gjatë vizitës së tij të punës në Londër me ftesë të palës britanike. Të dy diskutuan progresin dhe perspektivat e partneritetit strategjik në siguri dhe mbrojtje, ekonomi..
Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e një sistemi mbrojtës për raketa sulmuese detare (NOMADS) Bullgarisë. Marrëveshja është për rreth 620 milionë dollarë. Porosia do të ekzekutohet nga kompania norvegjeze "Kongsberg", por leja e..
Fondacioni “Për Nesër” ka nisur projektin "Le të Krijojmë së Bashku", duke bashkuar të rinj nga Shqipëria, Lituania dhe Bullgaria dhe bashkëmoshatarët e tyre me nevoja të veçanta, raportoi BTA. Aktivitetet financohen në kuadër të programit..
Edicioni i 31-të i forumit të filmit në kryeqytetin boshnjak nga 15 deri më 22 gusht do të paraqesë 5 produksione me kontribut bullgar. “Yugo Florida”..
Të shtunën do të jetë me diell dhe edhe më е nxehtë. Në orët e pasdites mbi rajonet malore në Bullgarinë Perëndimore, dhe në mbrëmje dhe në rajonet..
Bullgaria do të jetë qendra e elitës botërore studentore të matematikës, e cila do të mblidhet nga 28 korriku deri më 3 gusht 2025 në Bllagoevgrad për..