Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 7 gradë. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me re shiu rreth mesditës dhe pas saj. Në zona të caktuara, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe në male, do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Reshjet do të jenë më të bollshme në Bullgarinë Qendrore dhe Veriore. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, do të jetë mesatare, në rajonin e malit Rodopa dhe në pjesën lindore të Ultësirës së Epërme të Trakisë - përkohësisht e fortë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 21 dhe 26 gradë, në kryeqytet do të jenë rreth 22 gradë.
Në male do të mbajë mot me diell, ndërsa rreth mesditës dhe pasdite do të ketë vranësira të vazhdueshme. Do të ketë reshje shiu të shkurtra në vende të caktuara. Do të ketë më shumë reshje në malin Stara Pllanina. Do të fryjë erë e mesme, përkohësisht e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 m do të jetë rreth 13 gradë, në 2000 metra - rreth 5 gradë.
Moti me diell do të mbizotërojë përgjatë bregdetit të Detit të Zi, me vranësira të larta dhe në pasdite mesatare. Do të fryjë erë e mesme, ndërsa përgjatë bregdetit jugor erëra përkohësisht të forta, nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 15 dhe 18 gradë. Temperatura e ujit të detit është 12-13 gradë. Dallgëzimi i deti do të jetë 3-4 ballë.
Të premten do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të përhapen re shiu. Kryesisht në Bullgarinë Jugore, do të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperaturat minimale do të rriten, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë një ose dy gradë më të ulëta.
Bullgaria do të jetë qendra e elitës botërore studentore të matematikës, e cila do të mblidhet nga 28 korriku deri më 3 gusht 2025 në Bllagoevgrad për edicionin e 32-të të Olimpiadës më prestigjioze ndërkombëtare të matematikës për studentët -..
Edicioni i 31-të i forumit të filmit në kryeqytetin boshnjak nga 15 deri më 22 gusht do të paraqesë 5 produksione me kontribut bullgar. “Yugo Florida” është debutimi artistik i regjisorit serb Vladimir Tagić. Nga ana bullgare, në bashkëprodhimin e..
Të shtunën do të jetë me diell dhe edhe më е nxehtë. Në orët e pasdites mbi rajonet malore në Bullgarinë Perëndimore, dhe në mbrëmje dhe në rajonet veriperëndimore do të bëhet me vranësira dhe në vende të izoluara do të ketë bubullima dhe shi. Do të..
Edicioni i 31-të i forumit të filmit në kryeqytetin boshnjak nga 15 deri më 22 gusht do të paraqesë 5 produksione me kontribut bullgar. “Yugo Florida”..
Të shtunën do të jetë me diell dhe edhe më е nxehtë. Në orët e pasdites mbi rajonet malore në Bullgarinë Perëndimore, dhe në mbrëmje dhe në rajonet..
Vendi më i prekur nga zjarret për vitet 2024-2025 në Bashkimin Evropian është Bullgaria, njoftoi Ministria e Mjedisit dhe Ujit. Gjatë dy viteve të..