Programi i ditës

88 vjet flasim në gjuhën tuaj

Gjatë vitit 2024 festojmë 88 vjet nga fillimi i transmetimit të programeve për jashtë shtetit të Radios Kombëtare Bullgare. Çdo gjë filloi më 16 shkurt 1936. Pasi radioja kombëtare startoi zyrtarisht programin e vet, në eter u shfaq edhe Radio Bullgaria. Kjo ndodhi ditën e diel, kur tërë programi i mëngjesit i Radio Sofjes u transmetua në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut.

Sot, 88 vjet më vonë, Radio Bullgaria po vazhdon t’i flasë botës për vendin tonë në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe bullgarisht.

Në rubrikën tonë të posaçme do të gjeni hollësi interesante nga historia e Radio Bullgarisë, do të dëgjoni shumë nga zërat e saj të artë, si dhe kujtimet e kolegëve ttë cilët i janë përkushtuar kauzës së "Radio Bullgarisë".

Gazetari Nikollaj Atanasov i lidh vitet e arta në BNR me Radio Bullgarinë

Blloku i natës i programit "Horizont", talk shouja "Niki dhe Miqtë", formati muzikor dhe argëtues "Klubi i së Dielës Horizont" - këto janë vetëm disa nga rubrikat në transmetimin kombëtar me të cilat është lidhur karriera shumëvjeçare e gazetarit..

botuar më 23-03-28 7.15.PD
Asen Zidarov

Në kujtim të Asen Zidarovit dhe një jete kushtuar radios dhe fotografisë

Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa. Asen njihej me pseudonimin..

botuar më 23-02-13 1.09.MD

Radio Bullgaria pret ditëlindjen e 88-të të Radios Kombëtare Bullgare me tre nominime për çmimin “Sirak Skitnik”

Çdo ditë është e veçantë, por 25 janari është veçanërisht solemn për të gjithë ne nga Shtëpia e Vjetër, siç shpesh e quajmë Radion Kombëtare Bullgare (BNR). Sivjet shënojmë 88 vjet nga themelimi i tij. Sipas traditës që nga viti 2001, kulmi i..

botuar më 23-01-25 9.41.PD

Radio Bullgaria është në fillimin e rrugës profesionale të gazetarit Rumen Stoiçkov

30 vjet në shërbim të dëgjuesve. Kështu mund ta përshkruajmë shkurt jetën profesionale të gazetarit Rumen Stoiçkov. Që nga viti 1988, kur e kaloi për herë të parë pragun e Shtëpisë së Vjetër, nuk e tradhton për asnjë moment Radion Kombëtare..

botuar më 23-01-25 7.15.PD
Mihaill Mihajllov

Ia themi lamtumirën e fundit Mihaill Mihajllovit, doajenit në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të "Radio Bullgarisë"

Mihaill Mihaillov, një përkthyes dhe folës brilant nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle e “Radio Bullgarisë”, u largua nga ne. Përkthimet dhe prezenca e tij gazetareske do të vazhdojnë të jenë shembull i profesionalizmit të lartë dhe zotërimit të shkëlqyer të..

botuar më 22-12-30 2.03.MD

Dy redaktorë të tjerë të Radio Bullgarisë u diplomuan me sukses në Akademinë e BNR-së

Për të tetin vit radhazi, Radioja Kombëtare Bullgare mblodhi gazetarë nga programet e saj kombëtare dhe rajonale në një Master Class të gazetarisë radiofonike. Kolegët tanë u përzgjodhën me anë të një konkursi për t’u trajnuar sipas plan-programit..

botuar më 22-11-11 7.15.PD
Nga e majta në të djathtë: 
Shkëlqesia e Tij Anatol Cebuc, gazetari Vladimir Mitev, Drejtori i BNR-së Milen Mitev, Shkëlqesia e Saj Brandusa Predescu, gazetarja Julia Bahovski dhe kryeredaktori i Radio Bullgarisë Krasimir Martinov

Radio Bullgaria tashmë është e disponueshme edhe në rumanisht

86 vjet histori dhe një fillim i ri! Me buzëqeshje, entuziazëm dhe premtime për mbështetje, Redaksia e Gjuhës Rumune e Radio Bullgarisë u prezantua para disa ditësh në “Shtëpinë e Vjetër”, si e quajmë Radion Kombëtare Bullgare (BNR) Bashkë me..

botuar më 22-10-24 11.45.PD

Sajti i BNR tashmë “do të flasë” edhe në rumanisht

Radioja Kombëtare Bullgare tashmë ofron informacione të përditësuara nga dhe rreth Bullgarisë në rumanisht. Faqja e internetit "Radio Bullgaria në rumanisht" plotëson portofolin e pasur të shërbimeve mediatike të radios publike. Bashkë me të,..

botuar më 22-10-20 5.15.PD

Maja Daskallova: mbi 90 radiostacione të huaja kanë transmetuar programet e Radio Bullgarisë

Programet e Radio Bullgarisë janë veçanërisht të rëndësishme si për komunitetet bullgare në mbarë botën, ashtu edhe për gjeneratën e dytë dhe të tretë të bullgarëve jashtë shtetit, të cilët tashmë nuk flasin bullgarisht, por kërkojnë lidhje me..

botuar më 22-06-14 7.10.PD

Në të kaluarën Radio Bullgaria kishte një auditor besnik në Kontinentin e Zi

Duke parë thesarin e pasur historik të Radios Kombëtare Bullgare, gjejmë fakte interesante dhe kureshtare në lidhje me programin shumë gjuhësor Radio Bullgaria. Ndonëse e ndërpreu transmetimet në valë të shkurtra dhe të mesme në vitin 2012, deri..

botuar më 22-05-29 10.35.PD