Një burrë me pranga dhe me kapuç mbi kokë, i rrethuar nga burra të maskuar dhe të armatosur, i drejtohet aeroplanit ushtarak të transportit. Ngjarja zhvillohet në pistën e aeroportit të kryeqytetit tonë detar Varna dhe nuk është skenë e ndonjë filmi holivudian. Ky është përfundimi i operacionit të sukseshëm në fillim të shtatorit të këtij viti, ku morën pjesë Bullgaria, Britania e Madhe, Suedia dhe Spanja, të koordinuar nga Evropoli. Burri me prangat është mafiozi i Lituanisë Henrikas Daktaras, i akuzuar në kryerjen e 30 vrasjeve, rrëmbimeve, vënies gjobë me dhunë, trafikut dhe mbajtjes të paligjshme të armës.
Në fund të javës së kaluar ai ishte ekstraduar në atdheun e tij, për të hetuar dhe për të hedhur në gjyq. Në kohën e takimit joformal të ministrave të punëve të brendshme në centralin e Shërbimit policor evropian në Hagë drejtori i Evropolit Rob Wainwright i dorëzoi një certifikatë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ministrit bullgar të punëve të brendshme Cvetan Cvetanov dhe kolegut të tij nga Lituania Rajmundas Palaitis për operacionin e suksesshëm të arrestimit të Henrikas Daktaras. Në raportin e tij në kohën e takimit Rob Wainwright dha si shembull për bashkëpunimin dhe ndërveprimin e mirë policor midis organeve të ruajtjes së rendit të Bullgarisë dhe të Spanjës, Evroplit dhe Eurojustit.
Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov saktësoi: “Ky ishtë një operacion i përbashkët i koordinuar nga Evropoli midis organeve të ruajtjes së rendit të Bullgarisë dhe të Spanjës, kur në Plovdiv u bllokua një grup kriminel për shtypjen dhe përhapjen e mbi 16 milionë eurosh në territorin e BE nga viti 2005 e këtej. Në kuadrin e operacionit ishin ndaluar 17 pjesëmarrës të grupit. U arrit një koordinim shumë i mirë i veprimeve midis Eurojustit dhe Evropolit. Eurojust koordinon bashkëveprimin midis prokurorive në vendet anëtare të BE. Nëse një grup i organizuar kryen krime në ndonjë shtet, i bëhet analizë legjislacionit të vendit të veçantë. Aty, ku dënimet janë më të rrepta, përpjekjet koordinohen me shtetin përkatës, qe pas ndalimit të krimineleve ata të mund të marrin dënime më të rënda”.
Këto ditë organet bullgare të ruajtjes së rendit morën akoma një vlerësim për bashkëpunimin e mirë në luftën kundër narko-trafikut ndërkombëtar. Ajo erdhi nga përfaqësuesit e lartë të Zyrës federale të hetimit dhe nga Agjencia për luftë kundër narkotikëve. Kjo u bë në kohën e vizitës së delegacionit bullgar të kryesuar nga ministri Cvetanov në SHBA.
“Planifikuam operacione të përbashkëta me Agjencinë për luftë kundër narkotikëve, Secret service dhe Zyrës federale të hetimit në disa fusha ku punojmë jashtëzakonisht mirë – shpjegoi Cvetan Cvetanovi para Radio Bullgarisë. Gjëja më e mirë, sipas meje, është se nëpunësit tanë do të përfitojnë nga praktikat e mira dhe trajnimi që do të financohet dhe do të zhvillohet nga Agjencitë për ruajtjen e rendit të SHBA. Grupi i parë bullgarësh do të shkojnë për një trajnim njëjavor në Akademinë e organeve ndërkombëtare të ruajtjes së rendit të SHBA në Budapest. Do të kenë një kurs të specializuar në kuadrin e Sicret Service. Për mua ky është zbatim real i angazhimeve të ndërmarra nga ana e kolegëve amerikanë. Trajnime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen. Presim nga Zyra federale e hetimit të na ofrojë një manual për luftë kundër korrupsionit, sepse praktikat e korrupsionit përsëriten në secilin shtet”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..