“Në qoftë se nuk keni internet, jeni të destinuar në izolim”. Këtë e tha drejtori drejtues i Cisco Systems për Evropën Qendrore Petër Ivanov gjatë kohës së debatit midis qeverisë dhe biznesit me temë “Teknologjitë informative-motor për rritjen ekonomike”.
Pjesëmarrësit në debat vunë aksentin mbi faktin se, në kushtet e krizës ekonomike dhe financiare ulja e shpenzimeve ndalon zhvillimin e ekonomisë, kurse investimet në sektorët kyç si teknologjitë informative dhe të komunikacionit do të stimulojë zhvillimin e të gjithë sektorëve.
“Duke shikuar tregun e 6 shteteve, mund tu them se, si komb ne duhet të jemi krenar me këtë që kemi arritur-tha përpara pjesëmarrësve në debat Petër Ivanov në rolin e mikpritësit dhe të organizatorit të ngjarjes. Sipas një studimi të universitetit të Oksfordit kryeqyteti bullgar është mes 10 qyteteve me një internet më të mirë në botë. Në qoftë se përpara 70 vjetëve motori i përparimit qe elektrifikimi, sot këto janë interneti dhe komunikimet. Kjo është e vlefshme për të gjitha industritë. Në qoftë se nuk keni një internet me shpejtësi të madhe, në praktikë jeni të destinuar me izolim. Bullgaria është në një vend të mirë, sepse ka një konkurrencë të hapur të tregut tele-komunikativ.”
IT specialistët mendojnë se, shkaku bazë për një prani me cilësi deri tek interneti është mungesa e çfarëdo qoftë rregullimi në internet sektorin akoma që në zanafillën e tij, që nga ana tjetër ka çuar deri në një konkurrencë të madhe. Por, nga ana tjetër, konsumatorët bullgar kanë prani dhe deri në një sasi të madhe të përmbajtjes ilegale. Në të njëjtën kohë pjesët e tjera të vendet mbeten mbrapa dhe janë të nevojshme masa adekuate për evitimin e ndryshimit, “sepse interneti dhe komunikimet janë motori i përparimit”. Sipas ekspertëve në degë, në rajonet e largëta nuk ka internet, sepse mungon një “interes ekonomik mes subjekteve private”.
Kabineti po përgatit strategji për zhvillimin e IT sektorit, njoftoi zëvendës-ministri i transportit Përvan Rusinov gjatë kohës së debatit. Deri në këtë moment ka munguar një planifikim strategjik dhe veprimet kanë qenë të shpërndara.
“Në një sërë ekonomish të zhvilluara tanimë u dëshmua se, investimet në IT inovacionet dhe në arsim rikthehen shumë herë- thotë Përvan Rusinov. Ka të dhëna, të cilat tregojnë se ato mund të sigurojnë deri një të katërtën nga rritje e Produktit të Brendshëm Bruto dhe deri më 50 % nga rritja e prodhueshmërisë. Prandaj ne veprojmë mjaft seriozisht dhe kemi përcaktuar prioritetet tona. Aktualisht po finalizojmë një “plan ekshën” me veprimtari konkrete, detyra, afate, të cilin do ta diskutojmë gjerësisht me pjesëmarrësit në sektor. Ky do të bëhet programi ynë. Zhvillimi i pranisë së gjerë është nxjerr prej nesh si një prioritet kyç. Interneti i shpejt për ne është “drajvëri” bazë për zhvillimin social dhe ekonomik gjatë viteve të ardhshme”.
Strategjia po punohet tanimë për vit të 3 nga përfaqësues të biznesit dhe të institucioneve shtetërore. Aktualisht po i bëhet analizë gjendjes në rajonet e vendit dhe do të kërkohen mjete për krijimin e një programi të ngjashëm për zhvillimin e internet pranisë. një nga mundësitë për financimin e transhit prej 15 milionë euro mbi Planin për një rivendosje ekonomike të Bashkimit Evropian, të lëshuara Bullgarisë për zhvillimin e infrastrukturës me shirit të gjerë në regjionet e populluara dobët.
Për faktin se, interneti është motori i përparimit, flasin dhe të dhënat e fundit nga studimi global të mikpritësve në debat. Sipas studimit, internet trafiku botëror do të shtohet deri në vitin 2013 5 herë. Në themel të prognozave për një vëllim të fort janë pritjet që video-këmbimi të pushtoi internet hapësirën, kurse trafiku për video-komunikime të shtohet 10 herë.
Përgatiti në shqip: N. Vasileva
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..