Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtja e delfinëve në Bullgari

“Fisnikët” e detit edhe këtë verë i gëzonin turistët që vozitnin në det
Foto: Diana Hristakieva
Të shumta janë atraksionet që zbavitin turistët në bregdetin bullgar. Por ndër më interesantët për adhuruesit e faunës detare është mundësia të shohin lojën e delfinëve në det. Edhe gjatë kësaj vere ka pasur njerëz fatlumë që kanë parë “marrëzirat” e bukuroshëve të detit. Banorët vendas tregojnë, se një ditë në detin pranë fshatit Durankullak kanë dalë mbi 60 delfinë, që kanë rrethuar një tufë peshqish dhe kanë kërcyer mbi të, ndërsa turistët e lumtur kanë bërë shumë fotografi. Por sikur fisnikët e detit preferojnë bregdetin e kepit Kaliakra. Atje ata vijnë çdo mëngjes dhe mbas dite. Turistët vijnë këtu vetëm për të parë delfinët, disa prej tyre bile kanë shansin të notojnë dhe të luajnë bashkë me ta. Por në vende të tjera kjo s’është e mundur.

Si shkaku kryesor mbrojtësit e natyrës theksojnë veprimtarinë aktive njerëzore, e cila i dëbon delfinët në brendësinë e detit ku mund të lundrojnë të pa shqetësuar. Për sa i përket numrit të tyre në Detin e Zi, sipas specialistëve këto vitet e fundit ai është rritur. Në vendin tonë çështja e mbrojtjes së gjitarëve detarë gjatë viteve zgjidhet si në sajë të vendimeve shtetërore, ashtu dhe falë punës së organizatave të ndryshme jo qeveritare të mbrojtjes së natyrës. Deri në vitin 1965 në Bullgari ka pasur disa anije të specializuara për gjuajtjen e delfinëve. Mishi i tyre është përdorur për përgatitjen e delikatesave të ndryshme. Pastaj gjuajtja e delfinëve është ndaluar për shkak të pakësimit të numrit të tyre. Me gjithë këtë delfinët vazhdojnë të ngordhin nga dora e peshkatarëve pa lejë. Të tjerët gjejnë vdekjen në rrjetat e peshkimit. Gjatë kësaj vere ka 24 raste të regjistruara të delfinëve të vdekur në brigjet bullgare.

“Shkaku i vdekjes së delfinëve mund të jenë dhe infeksionet si dhe sëmundje nga të cilat vuajnë dhe njerëzit – infarkti i zemrës për shembull. Mendohet gjithashtu, se në moshë të shkuar disa delfinë humbasin orientimin, lundrojnë drejt bregut dhe kështu gjejnë vdekjen” – thotë Vasko Vasilevi nga Delfinariumi i Varnës. - Çdo vit na vijnë sinjale për delfinë të plagosur. Ndihmojmë ku mundet - tregon ai. - Ekipi ynë – një biolog dhe një mjek shkojnë për të ndihmuar me transport të delfinariumit. Për fat të keq shumë shpesh delfinët bien në rrjetat e peshkimit. Ata shkojnë për të ngrënë atje peshk, por vet bëhen viktimë. Më vjen keq por shteti nuk ndërmerr masa shumë të rrepta. Vetëm ndihma jonë nuk mjafton në këtë pikëpamje, sepse ne mund të reagojmë vetëm kur ka delfin të plagosur dhe të bëjmë gjithçka që varet prej nesh” – thotë Vasko Vasilevi.

Në Detin e Zi ka tre lloje delfinësh – Delphinus delphis, Afala (Tursiops truncatus) dhe derri i detit (Phocoena phocoena). Ky i fundit është regjistruar në Librin e kuq bullgar dhe në Listën botërore të kuqe të llojeve të kërcënuara me zhdukje. Sipas legjislacionit kombëtar edhe të tre llojet delfinësh janë objekt i mbrojtjes në bazën e Ligjit për diversitetin biologjik. Sipas këtij ligji gjoba për shqetësimin ose plagosjen me paramendim të delfinëve është 5 mijë euro. Në aspekt ndërkombëtar delfinët që popullojnë Detin e Zi janë përfshirë në një sërë dokumentesh dhe direktivash të BE-së për mbrojtjen e natyrës. Pas pranimit të Bullgarisë në BE, angazhimet e vendit për mbrojtjen e gjitarëve detarë përfitojnë një rëndësi akoma më të madhe. Rekomandimet ndaj vendit tonë lidhur me këtë përfshijnë dhe krijimin e një qendre shpëtimtare për delfinë, si qendrat që ekzistojnë në SHBA, Anglinë, Irlandën, Spanjën... Po punohet dhe mbi realizimin e një projekti ndërkombëtar për ndërtimin e rrjetit të monitorimit në Detin e Zi për delfinë të dalë në bregun. Në të janë parashikuar dhe masa për pakësimin e veprimeve të dëmshme të peshkatarëve. Në projekt marrin pjesë struktura shtetërore, ushtarake dhe joqeveritare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e delfinëve, të detit dhe të eko-sistemeve detare. Nga pala bullgare partnerë janë Ministria e mjedisit rrethues dhe e ujërave, organizata ekologjike “Ballkani i gjelbër” dhe Instituti i resurseve detare dhe peshkimit në qytetin Varna.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD