Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompani të huaja kërkojnë fusha të reja për investime në Bullgari

Investitorët kanë një interes shumë të madh ndaj burimeve ripërtëritëse energjetike
Foto: Veneta Nikollova
Është e kuptueshme që në kushtet e krizës ekonomike investitorët të tërhiqen nga tregu për të pritur kohë më të mirë. Kjo ndodhi dhe në Bullgari. Sipas statistikës për gjysmëvitin e parë të 2009-ës investimet e huaja janë pakësuar me 50%. Megjithatë po shihet një dritë në tunel, sepse me stabilizimin e tregjeve financiare në botë interesi ndaj Bullgarisë po forcohet, pohojnë nga InvestNet.bg. Portali i ri për popullarizim të vendit tonë si një destinacion për investime vizitohet më tepër nga përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë të korporatave të mëdha që dëshirojnë të investojnë tek ne.

Në portal është ngarkuar informatë për potencialin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë sonë, si edhe për kushtet e financimit të projekteve të biznesit nëpërmjet fondeve të BE-së. Me sa duket, jo të gjitha kompanitë në tregun bullgarë kanë bllokuar veprimtaritë e tyre në këtë kohë të vështirë. Shumë prej tyre e shfrytëzojnë krizën për të forcuar pozitat e tyre të tanishme, si edhe të pushtojnë tregje të reja. Prandaj megjithë vështirësitë, investitorët nuk kanë hequr dorë nga Bullgaria. “Për ne ky është një shans i madh të imponojmë vendin tonë si një destinacion tërheqës për investime” – thotë Olga Borisova, përfaqësuese e Universitetit Amerikan në Bullgari, i cili e lancon sajtin bashkë me kompaninë bullgare të softuerit Eastisoft.

“Firmat holandeze për shembull e konsiderojnë krizën një kohë të mundësive të pakufizuara dhe kërkojnë fusha të reja – shpjegon ajo. – Kështu që tani kemi një grup njerëzish që dëshirojnë të investojnë pikërisht gjatë këtyre kohëve më të vështira, kur edhe konkurrenca është më e pakët. Sajti vizitohet nga shumë evropianë që kanë pasur interes dhe tani sikur e ripërtërijnë. Këta janë më tepër biznesmenë nga Britania e Madhe, Irlanda, Austria.”

Pasi kaloi koha e fitimeve të shpejta nga pronat e patundshme dhe ndërtimi, të cilat kohët e fundit pësuan një ulje dramatike, tani investitorët kërkojnë fusha të reja fitimprurëse në Bullgari. “Përpiqemi të përqendrojmë vëmendjen e investitorëve në sektorë të rinj, jo tradicionalë për tregun tonë” – shpjegon Olga Borisova.

“Pamë se ka një interes shumë të madh ndaj burimeve të rinovueshme të energjisë, sepse në këtë fushë investitorët inkurajohen nga ligji – saktëson ajo. – Kompanitë drejtohen dhe në fusha si makinëndërtimi, industria e metaleve etj. Në sajtin tonë kemi një forum për profesionistë. Vizituesit mund të shkëmbejnë informatë ose përshtypje. Përveç kësaj çdo biznesmen që dëshiron të investojë në tregun bullgar mund të bëjë pyetje në forumin tonë dhe të marrë përgjigje kompetente nga konsulentët tanë në kuadër të 48 orëve.”

Siç u bë e qartë, investnet.bg nuk është një sajt i zakonshëm informativ, por një rrjet social për kontakte në fushën e biznesit. Në të secili mund të konsultohet për çështje juridike, tatimore e të tjera ose të lidhet me partnerë potencialë. “Ideja është të krijojmë një bashkësi rreth kauzës të tërhiqen më shumë investitorë në këto kohë të vështira, sepse Bullgaria ka se çfarë t’u ofrojë njerëzve që dëshirojnë të zhvillojnë një biznes fitimprurës” – thotë në përfundim Olga Borisova.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Nikolova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD