Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Faqe muzikore

Emri i kitaristit Rosen Senovski prej kohe është i njohur në muzikën bullgare pop. Ai ka lindur në qytetin Burgas dhe ka punuar me muzikantët më të njohur në qytetit të tij të lindjes – Stefan Diomov, Toni Dimitrova, Pllamen Stavrev, grupi “Rëra e nxehtë”. Në vitin 1997 Rosen Senovski incizoi albumin e tij të parë më vete me muzikë instrumentale. Dy vjet më vonë është ftuar në grupin “Fandango”, ku mbeti deri në vitin 2003. Gjatë po këtij viti kitaristi bashkë me muzikantët e tjerë krijoi grupin “G.R.A.S.”. Para pak kohe Rosen Senovski incizoi një album të ri të autorit.
“Albumi quhet “Rosen Senovski dhe miq – kthim në shtëpi” dhe përfshin vepra nga 10 vjetet e fundit. Këto janë këngë që nuk u përfshin në albumet e grupeve “Fandango”, “G.R.A.S.” dhe “Rëra e nxehtë”. Kënga e parë është më e vjetër dhe quhet “E dashura ime” në interpretim të Orlin Goranovit. Ndërsa më e reja është “Kujtim për mua”. Është krijuar në vitin 2008 dhe interpretohet nga Atanas Penevi – vokal i grupit të muzikës rok B.T.R”.

Nëse doni të dëgjoni dy këngët e reja të Rosen Senovskit, klikoni AUDIO.

Më shumë nga rubrika

“Cool Den” prezanton albumin e tyre të dytë “This Land”

Rreth një vit pasi prezantuan albumin e tyre debutues "1", muzikantët e rinj nga “Cool Den” ftojnë fansat e tyre në premierën e "This Land" - më 20 tetor, në një klub të njohur në kryeqytet. Autori i muzikës dhe tekstit të të gjitha këngëve është..

botuar më 21-10-20 12.53.MD
Mario Hossen

Mario Hossen, Aleksandër Zemcov dhe Filarmonia e Londrës me koncerte në Spanjë

Violinisti bullgar Mario Hossen   është solist në dy koncerte të Filarmonisë së Londrës - më 19 dhe 20 tetor, në Madrid dhe Barcelonë. Dirigjenti është Aleksandër Zemcov , i njohur dhe i dashur nga publiku bullgar, me shumë shfaqje në vendin..

botuar më 21-10-19 12.46.MD

Nikolai Badinski – frymëzuar nga Levski, Haydn dhe Messien

Forumi “Muzika e re bullgare” (4.10 – 27.10), organizuar nga Lidhja e Kompozitorëve Bullgarë, sivjet prezanton vepra të dhomës të artistëve të brezave të ndryshëm. Në afishen lexojmë emrat e disa kompozitorëve bullgarë, karriera e të cilëve..

botuar më 21-10-18 5.41.MD