Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zoja Paprikova: “Bamirësia është preokupuese”

Zoja Paprikova është e bindur, se bamirësia është një pjesë prej sjelljes së njerëzishme
Foto: Diana Hristakieva
Vallë, a ka formulë për të mirën? A ekziston ndonjë recetë universale, e cila të bëjë ashtu, që zemra e ngurtë të mbushet me mirësi dhe butësi? Në shekullin e teknologjive të larta, kur flitet, se u zbulua sekreti i rinisë së përjetshme, për fat të keq akoma nuk ekziston një përmirësues universal të karakterit. Megjithatë në të gjitha epokat ka pasur njerëz, të cilët me veprat e tyre, kanë provokuar të tjerët për të mirën.

Bamirësia është një tipar karakteristik i mbarë fisit Paprikovi. E bija e Donka Paprikovës, e njohur si bullgarja nëna Tereza, Zoja Paprikova vazhdon veprën humanitare të nënës së vet. Ajo punon në hospisin e të moshuarve dhe të të vetmuarve “Bamirësia”, themeluar nga nëna e saj. Krahas kësaj Zoja krijoi edhe klubin e intelektualëve të moshuar “Vjeshta argjendtë”. Për traditën e mirëbërësisë në familjen Paprikovi, më shumë tregon Zoja:

“Bamirësia është një traditë familjar. Gjyshja ime, e cila ishte bashkëshorte e gjeneralit Stefan Paprikov, merrej me vepra bamirëse. Vite me radhë ajo drejtonte një jetimore. Kështu që mund të them, se jemi edukuar në mirëbërësi dhe mëshirë ndaj të tjerëve. Edhe nëna ime ishte e bindur, se fëmijët duhet të mësohen në ndihmë dhe dashuri ndaj të tjerëve. Kujtoj, që kur gjysha ime u sëmurë, të gjithë nipat dhe mbesat i ndihmuam asaj. Kështu që respekti ndaj të moshuarve dhe ndihma midis brezave u edukua tek ne, që në moshën më të re. Më duket, se sot virtyte të tilla nuk formohen te brezi i ri. Jetojmë në një shekull më dinamik dhe të rinjtë përditë bëjnë përpjekje për vetafirmim. Më duket, se atyre nuk u mjafton koha, por nëna ime kishte ide si të zgjidhjet edhe këtë problemi. Ajo propozonte, që në shkollë të ketë orë mësimore të moralit, në të cilat fëmijët të edukohen në respekt ndaj të moshuarve. Sipas saj ato orë mësimore duhet të përfshihen në programet shkollore, që të mos zhduket lidhja midis brezave. Në klubin “Vjeshta e argjendtë” gjithashtu organizojmë veprimtari të ndryshme në këtë drejtim – për shembull takime me fëmijë. Bamirësia dhe mëshira ndaj të moshuarve dhe ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmë mund të edukohet. Vite me radhë i ndihmova nënës sime në punën e saj bamirëse. Por kur njeriu është më i ri, dhënia e ndihmës së të vetmuarve dhe të moshuarve në stadin e fundit të jetës, nuk duket një mision tërheqës. Prandaj kur njeriu është i ri, ai as pëlqen, as mirëpret një ide të tillë. Për mua më interesante ishte të krijojë një klub, në të cilin pas përfundimit të karrierës krijuese, të përfshihen ata njerëz, që dëshirojnë të vazhdojnë krijimtarinë e vet. Mbaj kontakte me muzikantë, piktorë, artistë. Shumica prej tyre pas pensionimit e ndjejnë veten shumë të vetmuar. Para 10 vitesh, kur tek unë lindi kjo ide, ata njerëz nuk kishin vend të mblidhen që të vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin. Tani situata u ndryshua.”

Zoja Paprikova gërsheton veprimtarinë e vet me të moshuarit në klubin “Vjeshta e argjendtë” me punën e vet si bashkëpunëtore shkencore në Akademinë Bullgare të Shkencave. A nuk është e vështirë, që përditë të harmonizohen ato dy detyra?

“Atë, që mësova nga nëna ime është, se njeriu e ndjen veten të lumtur, kur u jep të tjerëve nga vet vete dhe në këtë mënyrë arrin t’u ndihmoj. Kjo e mbush jetën me kuptim. Më se 30 vjet punoj në Akademinë Bullgare të Shkencave në një kolektiv të mirë. Përveç profesionit tim të mrekullueshëm kam edhe familjen time të dashur. Për sa i përket klubit mendoj, se në se njerëzit shfaqin tolerancë ndaj njeri tjetrit, atëherë jeta do të jetë më e mirë, sepse ajo nuk është e lehtë. Ngandonjëherë përjetojmë kriza, ose hasim probleme të ndryshme. Mirë po, në se shfaqim sjellje të njerëzishme ndaj njeri tjetrit, në se jemi të prirë të përjetojmë problemet dhe vuajtjet e të tjerëve, atëherë bota do të bëhet më e mirë. Nëna ime kishte dëshirë të organizojë një “Festival të dashurisë”. Ne ishim fëmijë dhe kjo provokonte qeshjen tonë. Por krahas kësaj e paralajmëronim të ki kujdes, që njerëzit të mos shtrembërojnë idenë e saj. Sepse nën nocionin “dashuri” ajo kuptonte dashamirësinë, zemërbardhësinë dhe sjelljen e njerëzishme ndaj të tjerëve.”

Vallë a qëndrimi prej egoisti nuk do t’i ndihmonte bashkëbisedueses sonë Zoja Paprikova të jetojë më lehtë?

“Nuk mendoj ashtu, megjithëqë ngandonjëherë ndjej lodhje të madhe. Pas punës shkoj në klub dhe mezi pas kësaj, tepër vonë në mbrëmje, kthehem në shtëpi. Ka momente, kur e ndjej veten shumë të lodhur. Por megjithatë mendoj, se vetëm në sajë të punës bamirëse jeta ime plotësohet me kuptim. Edhe njerëzit, me të cilët punojmë bashkë mendojnë ashtu. Jam e bindur, se puna ime humane dhe bamirëse i jap përmbajtje jetës sime. Dhe sot nuk mund ta përfytyroj jetën time në ndonjë mënyrë tjetër. Disa janë të mendimit, se komunikimi me të moshuarit thithë nga energjia personale dhe ngarkon psikikën. Mirëpo, unë nuk mendoj ashtu. Është e vërtetë, se kontakti me të rinjtë, është një gjë shumë e bukur dhe e plotëvlefshme, por nuk mund të lëmë nënat dhe atllarët tanë. Ata janë pjesë prej jetës sonë dhe prej tyre mund të mësohemi. Ata mund të na transmetojnë urtësinë dhe dituritë e veta, dhe mund të inspirojnë te ne ide interesante. Dhe në fund të fundit të gjithë njerëzit plaken .”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD