Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fasulja e Smiljanit me status special në familjen “Slow food”

Përveç se është shumë i shijshëm, ky delikates përmban edhe elemente të dobishme për organizmin njerëzor.
Foto: Veneta Nikollova
Nëse do ta pyesni bullgarin, cila është gjella tipike kombëtare, përgjigja në shumicën e rasteve do të jetë – fasulja. Të përgatitur nën formën e çorbës së shijshme aromatike, e cila lëshon erë të këndshme nga barnat e egra, ose të sallatës plotë vitamina, fasulja triumfon në trapezën e përditshme dhe festive të bullgarit. Varieteti më i njohur dhe më i shijshëm i fasuleve është fasulja e Smiljanit, që rritet vetëm në fshatin e malit Rodopa – Smiljan. Përveç se është shumë i shijshëm, ky delikates përmban edhe elemente të dobishme për organizmin njerëzor. Ndoshta për këtë arsye fasulja e Smiljanit është nën mbrojtjen e organizatës botërore eko gastronomike “Slow food”. Kjo organizatë, e cila inkurajon prodhimin e ushqimeve ekologjikisht të pastra, mori përsipër angazhimin të imponojë fasulen e Smiljanit si një markë e mbrojtur.

Përfaqësuesi i denjë i familjes së fasuleve dallohet me kokrrat e mëdha lara-lara ose të bardha. Ai është në thelbin e një sërë specialiteteve bullgare. Prandaj fasulja e Smiljanit është tepër kërkuar në treg. Megjithëqë ky varietet është i mbrojtur me patentë, tregtarët ofrojnë fasule falso me këtë emër. Mirëpo, prodhuesit janë me shpresë, se në kohë të afërt kësaj praktike do t’i jepet fund. Për këtë ata iu shpresojnë përkrahjes financiare të organizatës “Slow food”, në të cilën anëtarëson fshati Smiljan si prodhues i kësaj bime të shijshme dhe të shëndetshme. Organizata ka ndërmend të lëshojë mjete për krijimin e një reparti për paketimin e fasuleve në fshat. Atje prodhimi do të kontrollohet për cilësi. Çdo pako do të shënohet me një stemë hollograme dhe me emblemën përkatëse të organizatës. Banorët e fshatit janë me shpresë, se kështu produkti më në fund do të dallohet në tregun bullgar. Për vit banorët e fshatit prodhojnë jo më shumë se sa 20-40 tona fasule. Prandaj ata nuk dëshirojnë të dalin në tregjet ndërkombëtare. Dëshira e tyre është të afirmohen në tregun bullgar. Kryetari i bashkisë së fshatit Smiljan Safedin Kurtev sjell më shumë hollësi për dobinë e fasules:

© Foto: Veneta Nikollova

Fshati Smiljan ndodhet në malin e bukur Rodopa

“Shumë janë faktorët, të cilët caktojnë cilësinë e mirë të fasules së Smiljanit – lartësia mbi nivelin e detit, lagësia e ajrit, shtrirja gjeografike. Fshati ndodhet në rrjedhjen e sipërme të lumit Arda. Ky është një rajon malor me lartësi mbi nivelin e detit nga 820 deri në 875 metra. Temperaturat janë të mesme dhe gjatë verës është tepër freskët. Kur temperatura tejkalon 33 gradë Celsius lulet e fasules bien. Nuk shfrytëzojmë, as pesticide ose insekticide, as plehra artificiale. Mbarë prodhimi është ekologjikisht i pastër. Njerëzit bëjnë një seleksionim të natyrshëm. Vjeshtën çdo prodhues zgjedhë kokrrat më të mira për mbjellje.”

Secili, që vinë në fshatin Smiljan mund të blejë fasule të vërteta. Ndërsa prodhuesit mund të japin qindra receta për përgatitjen e fasules. Këtu përveç çorbës së shijshme, fasulet gatuhen edhe si qofte të skuqura, japrakë të mbështjellë me gjethe lakre, piqet me pula dhe me salsiçe, kokrrat fërgohen me vezë dhe miell. Nga fasulja bëhen edhe ëmbëlsira të shijshme. Gjella tradicionale dhe më interesante është fasule në kungullin e pjekur. Ky është një specialitet tepër i shijshëm dhe atraktiv. Në fakt fasulja është jo vetëm pjesë e folklorit vendor, por edhe një atraksion turistik për mbarë rajonin. Dhe nuk është e rastit, që fasules iu kushtohet një festival të tërë. Çdo vjeshtë në fshatin Smiljan mbërrijnë miq nga vendi dhe nga jashtë, që të marrin pjesë në festën e fasules. Në fakt kjo festë përbën një atraksion të papërsëritshëm plotë veshje popullore bullgare, gara të llojllojshme, degustime të gjellëve të ndryshme prej fasuleje.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD