Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A janë të parrezikshme orenditë tona shtëpiake?

Direktivat evropiane për orenditë shtëpiake janë aplikuar në legjislacionin bullgar nëpërmjet Ligjit për kërkesat teknike për produktet.
Foto: arkiv
A është i mbrojtur konsumatori bullgar nga kjo që të blejë mallra dhe orendi me prejardhje dhe cilësi të dyshimta, të cilat madje mund t’ia kërcënojnë jetën? Në fakt jo. Megjithë kontrollin serioz të tregut bullgar, në të ende depërtojnë mallra të tilla – edhe bullgare, edhe të huaja. Veçanërisht para festave, kur njerëzit blejnë dhurata për Krishtlindjet, shumë tregtarë përpiqen të fitojnë me mallra të lira, por me pamje atraktive, të cilat imitojnë marka të njohura. Dhe në kohën e krizës, kur harxhimet planifikohen mirë, njeriu mund të blejnë diçka të tillë.

Në çdo shtëpi bullgare tashmë ka orendi shtëpiake nga firmat e njohura. Me to rrallë ka probleme. Prodhuesi është i njohur, dihet dhe kush është tregtari. Problemet vijnë me orenditë që i kemi blerë shpejt, duke kaluar nga ndonjë dyqan i vogël. Në to nuk është shënuar prodhuesi, as ka instruksione për përdorim të parrezikshëm. Prandaj për blerësin ka një risk të madh. Në Agjencinë shtetërore të metrologjisë dhe kontrollit teknik ka një departament që quhet “Kontrollimi i tregut”. Ky departament periodikisht bën kontrollime në dyqanet e vogla dhe vargjet e mëdha të dyqaneve për mallra joushqimore. Ekspertët reagojnë dhe me sinjal të qytetarëve. Tregojnë për shumë raste, kur kanë gjetur mallra me prejardhje dhe cilësi të dyshimta. A e dini për shembull se kanat për ngrohje të shpejtë të ujit duhet të kenë kabllo deri në 70 cm që të mos kalojë nën kanë dhe kjo garanton parrezikshmërinë? Por në treg mund të blihen kana më të lira, të importuara nga Turqia ose nga Kina, të cilat nuk i përgjigjen kësaj kërkese.

Angel Velev, ekspert nga Agjencia jep shembuj të tjerë: “Një problem tjetër me këto kana është se sistemi i tyre elektrik nuk është mjaft i mirë dhe ato dëmtohen shumë shpejt. Dhe pasi fuqitë janë të mëdha, ka rrezik të shkaktojnë zjarr. Llambat gjithashtu krijojnë probleme të ngjashme.”

Direktivat evropiane për orenditë shtëpiake janë aplikuar në legjislacionin bullgar nëpërmjet Ligjit për kërkesat teknike për produktet. Angel Velev saktëson se më 1 janar të vitit 2010 hyn në fuqi rregulla 765 e BE-së, me të cilën do të sinkronizohen parimet dhe mbledhja e informacionit për mbikëqyrjen e tregut. Tek ne mallrat e rrezikshme tërhiqen nga tregu, disa prej tyre asgjësohen. Në Ligjin për kërkesat teknike parashikohen dhe sanksione për tregtarët që i përhapin. Angel Velev thotë se shumë mallra pa dokumente për prejardhjen e tyre janë gjetur në tregun e madh “Ilijanci”.

“Këtu ligji na kufizon, sepse nuk kemi autorizimet e nevojshme që të gjejmë informatë se si mallrat kanë kaluar nëpër kufi. Sepse është shumë e rëndësishme që të kapen qysh atje. Po të hyjnë në vend dhe fillojnë të përhapen, është vështirë t’i gjejmë.”

Pra, që të punojnë ekspertët është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me doganat që të kapen me kohë këto mallra. Në BE ekziston një sistem informativ RAPEX për shkëmbim të shpejtë të informacionit për mallra në treg që kërcënojnë shëndetin e konsumatorëve. Ai përfshin të gjitha mallrat pa ushqimet, mallrat farmaceutike dhe mjekësore. RAPEX garanton se informacioni për produkte që janë identifikuar si të rrezikshme nga autoritetet kombëtare të ndonjë shteti, do të përhapet shpejt dhe në shtetet e tjera anëtare që të mbrohen shëndeti dhe siguria e konsumatorëve.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Milka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD