Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi kulturor në qytetin e Plovdivit

Foto: Anelija Conkova
Historia e arteve njeh raste, kur nën shtresën e sipërme të një tabloje artistike zbulohet vizatimi i një piktori tjetër, të pikturuar në ndonjë epokë tjetër. Me disa shtresash arkeologjike dhe kulturore të epokave të ndryshme qyteti Plovdiv i ngjan një tabloje të tillë. Ai është i dyti për nga madhësia në Bullgari por shumë shpesh turistët e huaj shëtitjen e tyre nëpër Bullgarinë e fillojnë nga ky qytet i lashtë dhe i përjetshëm. Kështu e quajnë banorët vendas. Ata e duan shumë qytetin e tyre dhe me të drejtë e konsiderojnë kryeqytet kulturor të Bullgarisë.
Vendi më i njohur, bile për ata që nuk e kanë vizituar Plovdivin, është lagja e tij e vjetër, e deklaruar rezervat arkitektural. Nëpër rrugicat e pjerrëta të shtruara me kalldrëm të Plovdivit të vjetër mund të shihen grupe turitësh të huaj që shëtisin me fotoaparate dhe grumbullohen përpara dyqaneve të vogla të suvenireve dhe të galerive të arteve, shohin sende të ndryshme që kanë qenë një pjesë prej jetës së përditshme të banorëve nga fillimi i shekullit të kaluar, dëgjojnë zërin e veçantë të ndonjë gramafoni të vjetër me hinkë, që ka mbetur si kujtim për të kaluarën e ndonjë fisi të vjetër nga Plovdivi.

Si ka ecur dikur jeta në lagjen e vjetër të qytetit do të na tregojë zonja Rumjana Stoeva-Titerjakova nga Asociacioni i ciceronëve në Bullgari: “Arkitektura e Plovdivit lë mbresa të paharrueshme, sidomos pamja e jashtme e shtëpive, muret e të cilave janë lyer me ngjyra të ndryshme. Por ato kanë qenë edhe shumë komode. Shumë prej tyre, sidomos ato nga shekulli i XIX janë ndërtuar për t’u demonstruar pasuria e pronarëve si dhe shija e tyre estetike. Plovdivi i vjetër, siç e quajmë tani, ka qenë një vend për banim dhe argëtim. Dyqanet tregtare dhe punishtet e zejtarëve kanë qenë në një lagje tjetër – tregon zonja Stoeva. – Për fat të keq në vitin 1906 tërë lagja me punishtet e dikurshme është djegur në një zjarr të madh. Kjo është lagja “Kapan”, në të cilën edhe sot e kësaj dite rrugicat mbajnë emrat e zanateve të cilat i kanë ushtruar banuesit e tyre. Mund të shëtisni në rrugën e argjendarëve, në rrugën e abaxhinjve, në rrugën e hekurpunuesve etje. Por ndërtesat tani janë të reja dhe s’kanë asgjë të përbashkët me “Kapanin” e dikurshëm.”

Sipas fjalëve të zonjës Stoeva, lagja e vjetër e Plovdivit shumë herë ka qenë dekor i natyrshëm i shumë filmave bullgarë e të huaj. Këtu ka mbi 250 shtëpi të vjetra që e kanë ruajtur pamjen e tyre të jashtme si dhe atmosferën e brendshme që nga koha e pronarëve të tyre të parë. Sot disa prej shtëpive janë muze ose galeri të arteve, në të tjerat jepen shfaqje muzikore dhe teatrale. Për akoma një kënd tjetër interesant që duhet të vizitohet në Plovdiv tregon Rumjana Stoeva: “Galeria “Trak-art” është ndërtuar mbi themelet e ruajtura nga epoka romake. Çdo frekuentues mund të shëtitet nëpër korridoret dhe dhomat e saj dhe të shohë ekspozitat bashkëkohore të rregulluara në të dhe të cilat rinovohen pandërprerë. Në Galerinë organizohen gjithashtu seminare dhe shfaqen filma. Ajo mund të pranohet dhe si muze i mozaikëve autentike, të ruajtura nga epoka romake.” – thotë Rumjana Stoeva.

Plovdivi është njohur dhe si qytet i festivaleve. Zonja Stoeva tregon për disa prej tyre: “Ndoshta festivali i frekuentuar më shumë nga turistët e huaj është ai i artit operistik “Mbrëmje të Verdit” që zhvillohet në qershor. Në fillim festivali zhvillohej në një prej kodrave të Plovdivit, kurse tani muzika e Verdit tingëllon në Amfiteatrin antik dhe kjo krijon një atmosferë të papërsëritshme.

Tetari është një prej monumenteve të ruajtura shumë mirë nga fundi i shekullit të parë dhe nga fillimi i shekullit të dytë pas Krishtit. Pas restaurimit të tij në vitet 80 për shkak të akustikës së mrekullueshme ai u bë skenë e spektakleve grandioze teatrale dhe muzikore. Në qytet organizohet dhe një festival folklorik – tregon zonja Stoeva. – “Mbrëmjet e filmit në Filipopolis” është një nismë tjetër që është e rëndësishme për qytet dhe tërheq në Amfiteatrin antik shumë njerëz. Filipopolis është një prej emrave të lashta të Plovdivit në shekullin e IV, kur në qytet ka sunduar i ati i Lekës së Madh – Filipi i Maqedonisë. Plovdivi i vjetër gjithashtu ka festat e tij, të cilat zakonisht janë në fillim të shtatorit. Sivjet për herë të tretë festuam Mbrëmjen e muzeve dhe galerive. Në qytetin tonë ka më shumë galeri private të arteve. Aktualisht ato janë mbi 30” – thotë zonja Rumjana Stoeva-Titerjakova, për të cilën Plovdivi është një qytet magnetik.

Jo vetëm me monumentet arkeologjike e arkitekturale dhe me festivalet, por edhe me mjediset më të reja të dëfrimit, si për shembull klubet e muzikës “xhaz”. Në Plovdiv është krijuar dhe kuarteti i parë bullgar i xhazit “Të bardhët, të gjelbërit dhe të kuqët”. Krahas hoteleve të vjetra me imazh aristokratik, vitet e fundit në qytet u ndërtuan dhe shumë godina dhe hotele të reja, në të cilat akomodohen mijërat frekuentues të Plovdivit në kohën e Panairit të përvitshëm ndërkombëtar që organizohet në qytet prej më shumë se 100 vjetëve. Shumë prej turistëve që e kanë vizituar Plovdivin pa tjetër kthehen rishtas për shkak të atmosferës së papërsëritshme të këtij qyteti të lashtë e të përjetshëm.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD

Fshati i bukur Kovaçevica, i cili nuk ndryshon

Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..

botuar më 24-12-08 10.15.PD
Foto: Qendra e Vizitorëve për Peshkimin dhe Çështjet Detare

Rrjetat e vjetra të peshkimit dhe varkat e Pomorie tani ruhen në një muze

Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..

botuar më 24-12-06 1.20.MD