Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat para tregjeve të punës të BE-së

Pjesëmarrësit e takimit miratuan një deklaratë në përkrahje të masave dhe përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve evropiane, të qeverive dhe të shoqërisë për kufizimin e pasojave negative nga kriza.
Foto: BTA
Në Sofje u zhvillua takimi vjetor i presidentëve dhe sekretarëve të përgjithshëm të Këshillave Ekonomik dhe Social të Shteteve Anëtare të BE-së dhe të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian. Parlamentet civile të BE-së diskutuan ndikimin e krizës mbi tregjet e punës dhe masat e ndërmarra për përballimin e krizës. Me këtë nismë të fundit përfundoi kryesia bullgare e rrjetit të Këshillave Kombëtare Ekonomike dhe Sociale në Evropë. Pjesëmarrësit miratuan një deklaratë në përkrahje të masave dhe përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve evropiane, të qeverive dhe të shoqërisë për kufizimin e pasojave negative nga kriza.

Komisioni Evropian pret, që gjatë vitit 2009 zënia në BE-në të ulet me 2.3 për qind, ndërsa gjatë vitit 2010 – me akoma 1.2 për qind. Nga muaji korrik të vitit 2008 deri në muajin korrik të vitit 2009, papunësia ndër të rinjtë u shtua me 1.1 milion veta dhe tashmë përfshin më se 5 milion të rinj nga mbarë Evropa. Kriza ndikon në mënyra të ndryshme mbi tregjet e punës të vendeve anëtare. Kjo reflekton edhe mbi masat kundër krizës, që ndërmerren nga qeveritë përkatëse. Për shembull në Belgjikë disa prej masave parashikojnë shkurtim të përkohshëm të orarit të punës me 25 për qind dhe shpërblim suplementar. Në Slloveni subvencionojnë firma, që kufizojnë orarin e punës. Në Spanjë ka programe speciale masash për trajnim dhe përfshirje në tregun e punës. Në Bullgari janë të parashikuara 150 milion leva për kualifikim dhe rikualifikim të kuadrove të shkurtuara nga puna për shkak të falimentimit të firmave. Një masë tjetër është shpërblimi i punëtorëve, që punojnë me orar të paplotë të punës. Qeveria siguron subvencionim për gjysmën tjetër të orarit të punës. Për kufizimin e papunësisë në Bullgari do të shfrytëzohen edhe mundësitë e programit operativ të BE-së “Rezerva njerëzore”.

Nga ana e vet presidenti i Këshillit Ekonomik dhe Social të Francës Zhak Derman, shpjegon: “Për sa i përket Francës mund të them, se bëhen përpjekje të mëdha për daljen nga kriza. Të gjithë rishqyrtojnë përgjegjësitë e veta, kështu që kriza botërore të shndërrohet në një mundësi të ecet përpara dhe kjo të mos reflektojë mbi jetën e njerëzve. Bëjmë përpjekje në të gjitha fushat, për daljen e njëkohshme të të gjitha sektorëve nga kriza.”

Kryetari i Këshillit Ekonomik dhe Social Bullgar Llallko Dulevski shprehu shqetësimin e përbashkët të Parlamenteve Civile të vendeve anëtare të BE-së: “Pakot e mëdha mjetesh të angazhuara nga BE-ja në fund të vitit 2008 në pjesën dërmuese ishin destinuar për rifinancim dhe mbrojtjen e sektorit bankar. Mirë po, ato mjete nuk arritën të shfrytëzohen shpejtë nga ekonomia reale, kështu që zhvillimi i saj të stabilizohet. Kriza solli shumë pasoja negative për shtetet, qeveritë, biznesin, njerëzit.”

Sipas zotit Veronik Timerius nga Holanda, pas krizës Evropa do të ketë nevojë për krahun e punës, sepse popullsia e kontinentit plaket. Kjo do të ndikojë mbi sistemet e pensionimit të shteteve anëtare të BE-së. Një nismë e re e Komisionit Evropian do të krijojë mundësi, që qytetarët evropianë të shprehin qëndrimin e tyre për zhvillimin e Evropës pas krizës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Milka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD