Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Doc. Spas Tashev: Bullgaria duhet së pari të tërheqë krahun e punës nga diaspora

Foto: BTA

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes totale (të sapolindur dhe të vendosur përgjithmonë) dhe rënia (vdekshmëria dhe emigracioni) e popullsisë është pothuajse zero.  Sipas Doc. Spas Tashev nga "Instituti për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut" pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, me kalimin e viteve ka një përmirësim të lehtë, të ngadaltë, por të përhershëm të treguesve demografikë.

Doc. Spas Tashev

“Si shkencëtar që merret me demografi, gjithmonë kam pritur që realisht të ketë një kthesë të tillë dhe Bullgaria të fillojë të ketë një rritje pozitive – thotë Doc. Tashev në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Sipas të dhënave të paraqitura jemi shumë afër zeros, por rritja është ende negative. Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë minus 1948 persona, d.m.th. popullsia e vendit u ul vetëm me kaq. Me kalimin e viteve, Zvogëlimi mesatar vjetor i popullsisë në vend ishte me 50 - 60 – 70 000 njerëz, që do të thoshte se çdo vit zhdukej një qytet i mesëm nga Bullgaria" - thotë demografi, dhe nxiton të shprehë skepticizëm, pasi të dhënat janë për shkak të statistikave aktuale demografike, të cilat marrin parasysh 4 procese që ndodhin në mesin e popullsisë - lindshmëri, vdekshmëri, emigracion dhe vendosje.

Sipas raportit të lindshmërisë dhe vdekshmërisë së popullsisë nuk ka ndryshim të dukshëm dhe raportohet një rënie të popullsisë me mbi 43 mijë persona. Kështu që vazhdojmë të shkrihemi, thekson Doc. Tashev. Tendencat e migracionit janë të mira, pasi raporti i atyre që u larguan dhe mbërritën në Bullgari ka një bilanc pozitiv prej 41 600 personash. Studiuesi i bën thirrje shtetit që të shfrytëzojë rezervat demografike nga diaspora bullgare në afërsi.

Qyteti Caribrod në Krahinat Perëndimore, Serbi

"Ne kemi bullgarë në fqinjësi të afërt. E kam fjalën për Krahinat Perëndimore në Serbi, të cilat ndodhen 50 km nga Sofja. Ne kemi bullgarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët ndodhen shumë afër qyteteve Kjustendill, Bllagoevgrad, Pernik - nuk është problem për të vijnë edhe në Sofje. Ne kemi bullgarë në Kosovë, në Shqipëri. Bëra një kërkesë në Agjencinë e Punësimit. Rezultoi se për një bullgar nga Shqipëria u regjistrua një kontratë pune megjithëqë sipas legjislacionit tonë personat me origjinë bullgare nuk duhet të marrin leje pune në Bullgari. Pse këta njerëz nuk vijnë - sepse ne krijojmë pengesa. Ne nuk vërtetojmë origjinën e tyre bullgare. Ky është një konflikt i madh, një problem në vendin tonë, i cili praktikisht merr përmasa antibullgare.”

Spas Tashev jep shembullin e bullgarëve në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët jetojnë në zonat malore. Jetesa e tyre është kryesisht bujqësia malore. Duke ndjekur trendin e përgjithshëm të urbanizimit, më shumë se 80% e tyre lanë vendlindjen pas vitit 1990 dhe migruan në qytetet e mëdha të Shqipërisë ose në Evropën Perëndimore.

"Ku është shansi i Bullgarisë? Një pjesë e popullsisë në Shqipëri dhe Kosovë ka një ndjenjë tradicionale për të nxjerrë bukën e gojës dhe të familjes jashtë shtetit - kujton shkencëtari. – Kjo do të thotë se popullsia mashkullore, kryesisht e angazhuar në ndërtim, gjatë sezonit aktiv largohet nga fshatrat e lindjes, por pjesa tjetër e familjeve të tyre qëndrojnë aty ku ka ende shkolla ku mund t'i çojnë fëmijët. Aty mund të qëndrojnë gratë, gjyshërit, gjyshet e tyre. Fondet që do të merrnin mjaftojnë, sipas standardeve shqiptare dhe kosovare, për të ndihmuar familjet e tyre gjatë gjithë vitit. Në këtë mënyrë, nëpërmjet migrimeve sezonale, të cilat duhet të jenë analoge moderne e kurbetit të lashtë, mund të tërheqim një popullsi që do të punojë kryesisht në turizëm. Gjatë pjesës tjetër të kohës, këta njerëz mund të qëndrojnë në vendet e tyre të lindjes, të kultivojnë bujqësinë e tyre dhe të ruajnë pronat e tyre. Distancat e vogla mes Bullgarisë dhe vendbanimeve të tyre lejojnë që të ruhen pikërisht këto marrëdhënie migracioni dhe vendbanimet të mos shpopullohen” - thekson Doc. Spas Tashev.

Fshati Borje në Gorën e Kukësit, Shqipëri

Ai kujton se kjo do të forcojë edhe lidhjen historike midis Bullgarisë dhe diasporës. Por sipas shkencëtarit, paqëndrueshmëria politike në vend dhe ndryshimi i shpeshtë i parlamenteve dhe qeverive të përkohshme pengojnë formimin e një politike të përhershme demografike që synon tërheqjen e diasporës bullgare në ekonominë kombëtare.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD