Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet në Bullgari në vitin 2009 dhe shpresat për vitin 2010

“Si rezultat i krizës, sidomos gjatë kësaj vjeshte vihet re një ulje e volumit të investimeve” – nënvizoi kryetari i Agjencisë së investimeve Stojan Stalev.
Foto: BGNES
Sipas Komisionit të OKB-së për tregti dhe zhvillim UNCTAD, rritja e ekonomisë botërore midis viteve 2004 dhe 2007 ka qenë premisë edhe për rritjen e investimeve të huaja në botë, të cilat në vitin 2007 kanë arritur 1.8 trilionë dollarë. Por kriza botërore financiare dhe ekonomike i dha fund bumit të investimeve të huaja në tërë botën, përfshirë dhe në Bullgari.

Viti 2007 është viti rekord për investimet direkte të huaja tek ne. Në këtë vit në vend janë bërë investime për pothuaj 8 miliardë e gjysmë euro. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit kombëtar statistikor. Vitin e kaluar investimet direkte në vend kanë qenë për afro 6 miliardë euro, kurse prognozat për vitin 2009 ishin për 4 e gjysmë miliardë investime të huaja. “Por si rezultat i krizës, sidomos gjatë kësaj vjeshte vihet re një ulje e volumit të investimeve” – nënvizoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë kryetari i Agjencisë së investimeve Stojan Stalev. - Tani presim të përfundojmë vitin 2009 me investime për afro 2 e gjysmë miliardë euro.”

Me gjithë krizën Bullgaria mbetet një vend tërheqës për investitorët për shkak të taksave të ulëta fiskale. Tatimi korporativ në Bullgari është më i ulët në krahasim me vendet e tjera të BE-së – 10%. Të ardhurave të popullsisë gjithashtu i vihet një tatim i sheshtë prej 10%. Bilanci i bërë i degëve të ndryshme tregon se gjatë vitit investimet nga jashtë janë drejtuar në vend të parë në sferën e shërbimeve financiare, në vendin e dytë në sektorin e immobiliareve dhe ndërtimit në përgjithësi. Në vendin e tretë janë investimet në sektorin e prodhimit. Por kohët e fundit në akoma dy sektorë të tjerë vihet re një gjallërim i dukshëm – këto janë investimet në burimet e përsëritshme energjetike dhe në ndërtimin e automobilave. Stojan Stalev shpjegon se një investim shumë serioz janë reparti i prodhimit të pjesëve automobilistike pranë qytetit Rakovski si dhe projekti më i madh në këtë sektor – një uzinë bullgaro-kineze me projekt të firmës kineze “Great Wall Motor Company” për prodhimin e tre modeleve veturash në qytetin Loveç. Investimi është për 80 milionë euro, dhe realizimi i tij duhet të përfundojë në vitin 2010. Zoti Stalev shton:

“Ndërtimi i uzinës tashmë filloi dhe po të realizohet sipas planit ky investim do të jetë një përfitim i mirë për Bullgarinë. Ky është një shans për ne, mbasi jemi rrethuar me shtete, në të cilat prodhohen automjete siç janë Turqia, Rusia, Sllovakia dhe Rumania, kështu qe prodhimi i pjesëve automobilistike do ti sjellë Bullgarisë fitime të sigurta. Vendi ynë gëzon një imazh të mirë dhe korniza të mira juridike. Atë që mund të bëjmë në krizën është të vazhdojmë me përmirësimin e kushteve për investime dhe doemos të punojmë për përmirësimin e infrastrukturës si në shkallë vendi ashtu dhe në zonat industriale, sepse kjo do të tërheqë më shumë investitorë” – thotë kryetari i Agjencisë së investimeve Stojan Stalev.

Projektet dhe investimet më serioze gjatë vitit 2009 në sektorin e burimeve ripërtëritëse energjetike janë parqet e prodhimit të energjisë elektrike nga era afër qytetit Kavarna, në bregdetin verior:

“Projekti më i madh, të cilin e përkrahnim dhe i cili tani po realizohet shumë shpejt është ai i Holdingut amerikan AIS në Kavarna – tregon zoti Stalev. – Ai është me kapacitet të madh dhe me gjeneratorë që tashmë punojnë dhe falë të cilëve prodhimi i përgjithshëm i energjisë së erës në Bullgari u rrit deri në 350 megavate. Njëkohësisht kemi një investim të ri të bërë nga “Micubishi” afër qytetit Sliven dhe akoma një investim tjetër – austriak pranë qytetit Kavarna”.

Dy projekte të lidhura me energjinë e diellit po realizohen në pjesën më verilindore të vendit – në qytetin Silistra. Njëri është për prodhimin e paneleve diellore si pjesa të impianteve të prodhimit të energjisë nga dielli, kurse tjetri është për prodhimin e energjisë elektrike në bazën e energjisë së diellit. Sipas fjalëve të Stojan Stalevit prioriteti i dorës së parë i Agjencisë është të tërheqë investime në prodhimet moderne dhe në teknologjitë e larta. Vitin e ardhshëm do të realizohen projekte interesante që kanë të bëjnë me prodhimin e aparaturës cilësore mjekësore. Shansi i Bullgarisë tani është të kërkojë investime nga vendet, të cilat me gjithë krizën kanë një rritje të lartë ekonomike. Një prej tyre pa diskutim është Kina, rritja ekonomike e së cilës për vitin 2009 pritet të tejkalojë 5%. Në buxhetin e Bullgarisë për vitin 2010 është shkruar, se investimet e huaja të pritura gjatë vitit të ardhshëm janë për afro 3 miliardë e 300 milionë euro. Sipas kryetarit të Agjencisë së investimeve Stojan Stalev me një marketing të mirë kjo shifër mund të tejkalohet.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Milka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD