Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i këngës së fëmijëve “Monedha e artë” në Bolonjë

Ivelina dhe Tonika Andreevi
Foto: arkiv
Festivali “Monedha e artë” që është krijuar gjatë vitit 1959 në Milano është ndër festivalet më të njohura për këngë fëmijësh. Çdo vit ai dërgon mesazh për vëllazëri dhe solidarit, duke mbledhur në skenën e tij fëmijë të talentuar deri në moshën 12 vjeçare. Në edicionin e tij të 52 morën pjesë dhe fëmijë nga Bullgaria – Ivelina dhe Tonika Andreevi. “Monedha e artë” u zhvillua më 17 deri më 21 nëntor në qytetin Bolonjë. Që mbrëmjen e parë të dy bullgaret fituan çmim në konkurrencë me pjesëmarrësit nga Malta, Britania e Madhe, Gjermania, Italia. Juria, që ishte përbërë prej fëmijësh, dhe publiku ua dhanë çmimin “Monedha e kuqe”. Kënga, të cilën e ekzekutuan në italisht, mban titullin “Vallja e Rosinkës”. Melodia e saj është me motive të këngës së njohur popullore bullgare “Rufinka është shtruar e sëmurë” dhe fillon me gajde. Dy motrat fituan zemrat e dëgjuesve në sallë, të jurisë dhe të telespektatorëve. Në mbrëmjen e fundit të festivalit ua ishte dhënë dhe çmimin “Monedha televizive”. Kënga “Vallja e Rosinkës” është shkruar posaçërisht për festivalin dhe vajzat e kanë mësuar brenda një jave në dy gjuhë – në bullgarisht dhe në italisht. Ivelina është 7 vjeçare, ndërsa motra e saj - 10 vjeç. Janë nga fshati Glogovo që ndodhet pranë qytetit bullgar Lloveç. Orët e matematikës janë të dashura për dy vajzat. Gjithashtu atyre u pëlqejnë të merren me sport. Tonika dhe Ivelin këndojnë që nga mosha 3vjeçare në vatrën e kulturës së fshatit Glogovo. Në fshatin dhe në qytetin Teteven nuk ka festë pa interpretimin e tyre. Për herë të parë kanë qenë në Itali gjatë vitit të kaluar në një festival folklorik në Venecia. Atje e fituan vendin e parë.

Dy vajzat nuk janë bullgarët e parë me çmim të këtij festivali. Gjatë vitit 1984 5 vjeçar Borko Çuçkov është dalluar me këngën “Ylber”, muzika e së cilës i përket babait të tij – kompozitori i njohur Viktor Çuçkov. Kjo këngë mori çmimin e madh “Ylli i artë”.
“Himni i krijimit” dhe është vepra e parë, të cilën Viktor Çuçkovi e ka shkruar në moshën 7 vjeçare – vals për piano. Pas disa vjetësh ai e përpunoi dhe ia dhuroi korit italian“Antoniano” dhe për herë të parë ajo ishte ekzekutuar në vitin 1988.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD