Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumjana Zheleva do të popullarizojë solidaritetin në punën e saj të ardhshme si eurokomisionere

Foto: BGNES
Kryetari i KE-së Jose Barroso ia dha ministres së jashtme bullgare Rumjana Zheleva, kandidate për komisionere evropiane, resorin “Bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe reagim në kriza”. Ministrja Zheleva nënvizoi rëndësinë e këtij resori nga pikëpamja e përmasës së tij të jashtme politike, synimit të vendit tonë të përmirësojë imazhin e tij në planin e jashtëm politik dhe prioritetit të qeverisë që Bullgaria të bëhet faktori kryesor i stabilitetit në regjion dhe anëtare e respektuar e BE-së. Në një konferencë për shtyp ministrja e jashtme bullgare tha se është e kënaqur nga resori dhe theksoi se ai është shumë i rëndësishëm sidomos pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës më 1 dhjetor të këtij viti.

“Resori e përcakton ndihmën humanitare si një politikë të veçantë të BE-së dhe kjo përshkruhet në nenin 214 të Traktatit të Lisbonës – tha Rumjana Zheleva. – Detyra kryesore e BE-së në këtë drejtim do të jetë krijimi i Korpusit vullnetar evropian për ndihmë humanitare. Sipas mendimit tim, ky resor do të ndihmojë për realizimin e vlerave të BE-së si një lojtar global në skenën ndërkombëtare, i cili krijon zhvillim të qëndrueshëm dhe solidaritet midis popujve. Nën kryesinë e komisionerit të ardhshëm do të jetë Drejtoria e Përgjithshme “Ndihma humanitare” – një zyrë e BE-së, e cila përgjigjet për ndihmën humanitare në vende të treta, të prekura nga konfliktet ose fatkeqësitë e shkaktuar nga natyra ose nga njerëzit. Kjo do të kontribuojë për arritjen e qëllimit strategjik të KE-së që caktohet në programin e tij të ri, dhe pikërisht të popullarizojë dhe të imponojë Evropën si një partnere botërore. Ky qëllim përfshihet dhe në politikën e përbashkët të marrëdhënieve të jashtme, e cila është duke u formuar me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës” – tha ministrja Zheleva.

Përmasat financiare të resorit, për të cilin do të përgjigjet eurokomisionerja bullgare, janë afro 1 miliard euro. Gjatë vitit 2008 BE-ja u ka dhënë ndihmë humanitare 60 vendeve në botë. Rumjana Zheleva shpjegoi se përpjekjet e BE-së duhet të përqendrohen në parandalimin e konflikteve që shkaktohen nga njeriu. Ajo përcaktoi cilat vlera do të popullarizojë si komisionere evropiane:

“Në vend të parë është solidariteti si një nga vlerat kryesore evropiane. Jo rastësisht BE është donatori kryesor në situata konfliktesh, krizash dhe fatkeqësisht” – tha zonja Zheleva.

Po të miratohet si komisionere evropiane gjatë janarit, Rumjana Zheleva do të jetë anëtarja e parë e KE-së me një portofol të tillë. Sipas procedurës, të nominuarit për komisionerë evropiane u përgjigjen pyetjeve të deputetëve evropianë në komisionet përkatëse të Parlamentit Evropian dhe pastaj votohet përbërja e KE-së. Anëtarët e Parlamentit Evropian mund të hedhin poshtë ndonjë nominim, siç u bë me kandidatin rumun para tre vjetësh dhe me kandidatin italian në ekipin të parë të kryetarit Jose Barroso.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD