Festa e Shenjtorit Nikolla i Mirës së Likisë çdo vit bie më 6 dhjetor. Edhe më sot mbetet i paharruar dhe i gjallë riti të gatuhet peshk.
Sipas përfytyrimeve popullore bullgare, Shenj Nikolla gjithnjë lundron në det, që të frenojë dhe të pushtojë stuhitë dhe shtrëngatat detare. Ky “mision” i tij iu caktua që në kohën më të lashtë, kur bota u nda midis shenjtorëve më të moçëm. Atëherë Shenjtorit Nikolla i ra detyrën “mbi ujin të ecën, me anije të lundrojë, stuhi të frenojë” – kështu tregohet në një nga këngët e shumta popullore bullgare kushtuara këtij shenjtori të respektuar. Në përfytyrimet e popullit shkaktarë të furtunave detare dhe mbartës të erërave të furishme janë përbindëshit mitikë – kuçedra dhe shtojzovalle, të cilët jetojnë në ujërat. Ata sjellin shirat e rrëmbyera dhe erërat e tërbuara, shkreptimat dhe bubullimat dhe zhytin varkat e peshkatarëve me të gëlltitur njerëzit. Rreziqe të shumta fshehin ujërat e pafundme detare.
© Foto: BTA
Sipas besimeve popullore, në mesin e detit ka një shpellë të madhe dhe të gjerë, ku ujërat e detit gjëmojnë, bubulojnë, buçetin dhe rrëmbejnë secilin me fuqi të madhe. Pikërisht ky vend përpiqen të evitojnë gjatë lundrimit marinarët dhe peshkatarët. Rryma e fortë detare merr me veten varka dhe anije, të cilët i sjell në grykën e shpellës dhe i fut te fundi i saj. Që të jenë të mbrojtur nga të gjitha fatkeqësitë detare udhëtarët, peshkatarët dhe detarët iu mbështeten vetëm mbrojtjes së Shenjtorit Nikolla. Besohet, se ai gjithnjë u ndihmon njerëzve, kur janë në fatkeqësi. Në përfytyrimet popullore sunduesi dhe mbrojtësi i deteve Shën Nikolla ka edhe ndihmësin e vet. Ky është Shën Ilija, për të cilin konsiderohet se posedon një forcë çudibërëse mbi erërat e vrullshme, të tërbuara dhe të stuhishme dhe mbi tufat e reve të vrenjtura. Një legjendë tregon, se një herë një krap i ndihmoi Shenjtorit Nikolla të mbyll vrimën e hapur në një varkë. Që atëherë krapi jo vetëm që është peshku i preferuar nga shenjtori, por ai konsiderohet edhe ndihmës i tij.
© Foto: BGNES
Këngët popullore rikrijojnë raste dhe ndodhi të ndryshme për njerëz, të cilët shenjtori i shpëtoi nga shtrëngatat detare. Një herë 300 haxhilerë ktheheshin nga Varri i Shenjtë i Zotit me një anije, duke lundruar përmes Detit të Zi. Mirëpo, me ta ndodhi një fatkeqësi. Ujërat detare fund e krye u bënë akull. Haxhilerët i drejtuan lutje shenjtorit të krishterë Nikolla t’u ndihmojë atyre. Ai dëgjoi lutjet plotë etje dhe e shkriu akullin. Kështu lutjet e këtyre të krishterëve mjaftuan që ta shpëtohen nga fati i zi. Ka këngë të tjera, në të cilat peshkatarë dhe udhëtarë në fatkeqësi i drejtojnë lutje shenjtorit me premtime për dhurata të bollshme. Pasi shpëtohen disa plotësojnë fjalën e dhënë, të tjerë harrojnë për të. Mirë po, këngët paralajmërojnë, se ai, i cili nuk e respekton shenjtorin, prapë bie në fatkeqësi. Një mësim i tillë mund të nxirret nga një ndodhi më një burrë dhe një grua. Ata lundruan me një varkë së bashku në mes të një dimri me acar të madh. Ndodhi ashtu, që uji u bë akull. Të dy udhëtarët i drejtuan lutje shenjtorit Nikolla duke dhënë fjalë për dhurata të shumta dhe të bollshme. Mirëpo, menjëherë pasi ai i shpëtoi, burri hoqi dorë nga premtimet bujare. Në po atë çast Shën Nikolla hodhi një shtrëngatë detare. Varka u shkatërrua. U shpëtua vetëm gruaja, sepse ajo i drejtoi fjalë falënderuese Shenjtorit Nikolla.
Ditën e Shenjtorit Nikolla secili, që ka përjetuar ndonjë fatkeqësi në det – stuhi ose shtrëngatë, i drejton lutje Shenjtorit dhe i bën atij kurban. Prandaj detarë dhe peshkatarë, tregtarë dhe udhëtarë, sidomos ata që lundrojnë shumë, sillen me nderime ndaj këtij shenjtori. Dita e Shenjtorit Nikolla respektohet nga të gjithë bullgarët. Me forcën e vet mbi detet, lumenjtë, liqenet shenjtori siguron edhe lagështinë vitale, e cila sjell pjellorinë e tokës. Besohet, se krapi është peshku i preferuar nga Shenjtori Nikolla.
© Foto: arkiv
Prandaj një nga ritet është, që në çdo shtëpi, në çdo trapezë festive të ketë peshk. Zakonisht gatuhet krap i pjekur i mbushur me arra dhe me erëza aromatike. Një mënyrë tjetër tradicionale të përgatitjes së krapit është, që ai të mbështillet me brumë dhe të piqet. Kështu në mënyrë simbolike lidhen ujërat e detit me rendimentet e bollshme gjatë vitit të ardhshëm bujqësor. Në se nuk ka krap, atëherë përgatitet ndonjë peshk tjetër. Është e detyrueshme, që peshku të jetë me luspa. Kjo lidhet me besimin popullor, se krapi 40 vjeçar kthehet në një dragua plotë luspa të mëdha. Për trapezën e Shenjtorit Nikolla brumosen edhe kulaçe speciale. Njeri prej tyre i kushtohet shenjtorit. Gjellët rituale bekohen nga prifti. Ceremonia fetare që mbahet në kishë Ditën e Shën Nikolla dihet si “mesha e peshkut”. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse peshku konsiderohet ndihmës i mbrojtësit të peshkatarëve – Shën Nikolla.
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..