Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Ritmet bullgare do të tingëllojnë më 12 dhe 17 gusht në Durrës

4
Foto: MPJ

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit. Dy koncerte të tjera janë planifikuar në qytetin e dytë më të populluar në Shqipëri – në datat 12 dhe 17 gusht 2024, mësojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme.


Festivali "Mbrëmjet e kulturës bullgare" organizohet tradicionalisht nga Xhejljan Demirev, kryedrejtori artistik dhe koreografi për një kohë të gjatë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Veriut “Ivan Vëlev” në Pleven dhe një patriot me shpirt të madh. Prej këtij viti përgatitja e aktivitetit kryhet edhe me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në Tiranë.


Në koncertet e muajit qershor grupet kishin përgatitur një program të larmishëm në shesh, duke shkaktuar interes të madh te banorët vendas dhe mysafirët e qytetit.


Edicioni i tretë për vitin 2024 i festivalit "Mbrëmjet e Kulturës Bullgare" ishte i ftuar edhe në një qytet tjetër shqiptar, Shijaku.

Për nder të mysafirëve nga Bullgaria, në sheshin qendror të qytetit u organizua një ekspozitë e produkteve të fermerëve dhe zejtarëve vendas. Një mirëseardhje të veçantë bëri nënkryetarja e bashkisë Shpresa Domi dhe grupi folklorik i fëmijëve të Shijakut. Pjesëmarrësit morën edhe certifikata të posaçme.


Organizimi i mirë nga ana e mikpritësve dhe kënaqësia e pjesëmarrësve dhe e publikut është një kërkesë për mbajtjen e mbrëmjeve të ngjashme në qytetin e Shijakut edhe në vitin 2025.

Lexoni më shumë:

Foto: MPJ

Përpiloi, përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD