Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Megjithë krizën imazhi i Bullgarisë është duke u përmirësuar

Sipas fjalëve të ministrit të ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov biznes mjedisi ne Bullgari është duke u përmirësuar.
Foto: arkiv
Ndër masat e qeverisë bullgare, të drejtuara ndaj inkurajimit të ekonomisë në kushtet e krizës ekonomike dhe financiare dhe rimëkëmbjes së imazhit të Bullgarisë, janë arritje e një buxheti të balancuar dhe startimi i reformave në sektorë të rëndësishëm në vend, si sistemi gjyqësor dhe shëndetësia. Këtë e shpjegoi kryeministri Bojko Borisov në hapjen e konferencës së tetë “Ekonomist” në Sofje me temë” Kohë për një fillim të ri: Rimëkëmbje e imazhit të Bullgarisë.” Në të morën pjesë tre ministra nga ekipi ekonomik i kabinetit, ambasadorë, ekspertë, si dhe menaxherë të lartë të kompanive prijëse bullgare dhe shumëkombëshe. Mirëpo sipas fjalëve të tij tani 75 – 80 për qind e investimeve tek ne janë përqendruar kryesisht në kryeqytet dhe kjo çon deri në zbrazje të qyteteve të tjera në vend. Përveç kësaj këto investime janë kryesisht në sferën e shërbimeve dhe ndërtimit. Prandaj kabineti do të inkurajojë investimet në sektorët e tjerë si energjetika dhe teknologjitë. Sipas kryeministrit Bojko Borisov tregues për përmirësimin e imazhit të Bullgarisë dhe të kushteve të biznesit tek ne është edhe vlerësimi i agjencisë “Standard & Poor’s” e cila e rriti vlerësimin për imazhin e Bullgarisë nga negativ në stabil. Bojko Borisovi shënoi gjithashtu se gjatë disa viteve të ardhshme qëllimi kryesor i Bullgarisë, megjithë vështirësinë e procesit dhe skepticizmin e BE-së, do të jetë bashkimi i vendit me eurozonën.

“Me këtë buxhet të balancuar, me këto vlerësime, me këto ndryshime në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës, me Ligjin për konfiskim të pronës së paligjshme dhe me të gjithë hapat, që i kemi ndërmarrë, mendoj se këtë herë përpjekjet e shtetit për bashkimin me eurozonën duhet të kenë sukses. Qëllimi ynë është që pas 2 vjet e gjysmë - 3 vjetësh të jemi pjesë e kësaj eurozone. Mendoj se ky është një qëllim i ndershëm dhe shumë i mirë për Bullgarinë gjatë disa viteve të ardhshme.”

Sipas fjalëve të ministrit të ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov biznes mjedisi te ne është duke u përmirësuar, pavarësisht nga kushtet e rënda. Pyetjes së Radio Bullgarisë si e sheh rimëkëmbjen e imazhit të Bullgarisë, ai iu përgjigj kështu:

“Së pari sipas meje, imazhi i Bullgarisë është duke u përmirësuar. Kjo shihet në tendencat në biznes, mund të shihet shumë mirë dhe në biznes forumet me investitorët e huaj për shembull. Në Bullgari ka kushte objektive, të cilat biznesi i vlerëson – procedura të lehtësuara, peshë e ulur tatimore etj. Sa i përket vetë imazhit, në këtë fushë gjithashtu disponojmë mënyra, me të cilat të ndikojmë. Zoti Kalin Hristov nga Banka Popullore Bullgare foli shumë mirë për paragjykimet, me të cilat nganjëherë komentohen proceset në Bullgari. Situata gjithmonë mund të komentohet me nuanca të ndryshme. Qëllimi ynë është që këto nuanca të bëhen gjithnjë e më pozitive. Përveç kësaj kemi parashikuar për tri vitet e ardhshme mjete në kuadrin e programit operativ “Aftësi për konkurrencë”, të cilat janë të lidhura me marketing aktiv sa i përket turizmit dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.”

Për Radio Bullgarinë Kalin Hristov nga Banka Popullore Bullgare saktësoi se sa i përket sistemit bankar në konferencë nuk janë bërë oferta, të cilat mund të përfshihen në programin e qeverisë, siç na propozoi gjatë hapjes kryeministri Borisov.

“Në kontekstin e kësaj, që ndodhet rreth nesh – tha gjithashtu ai – ekonomia jonë është relativisht stabile. Është e vërtetë se papunësia po rritet. Kjo nga ana e vet ndikon negativisht mbi bilancet e firmave dhe përkatësisht mbi bilancet e bankave. Por për shkak të rregullimit të mirë të bankave kjo ende nuk është problem për sistemin bankar bullgar. Më parë deficiti i lartë i llogarisë rrjedhëse lëvizej kryesisht nga rryma e kapitaleve nga jashtë. Tani, si rrjedhim i vonimit të tyre, ai po ngushtohet. Nuk ka rrezik për stabilitetin e këshillit monetar” – ishte kategorik Kalin Hristov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD