Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në mal dhe për spa turizëm në Bullgari

Vendpushimi Pamporovo është ndër destinacionet më të përhapura malore për spa turizëm.
Foto: Veneta Nikollova
Megjithë krizën, spa hotelet tona nuk mund të ankohen nga mungesë klientësh, për dallim nga shumica e bazave pushimore në vend. Shkaku është çmimi relativisht i ulët i një dhome, i cili zakonisht përfshin dhe një pako falas procedurash spa dhe wellness. Përveç kësaj një pjesë e madhe e spa hoteleve në Bullgari gjenden në mal, afër ski qendrave, rezervateve natyrore, vendpushimeve etnografike dhe objekteve të tera turistike, kështu qe njeriu mund të pasurojë pushimin me atraksione suplementare.

Kohët e fundit janë në modë spa pushimet. Tashmë nuk mjafton të kaloni pushimin në ndonjë prej vendpushimeve tona luksoze malore, vetëm që të gëzoni ajrin e pastër, pamjet e bukura dhe shëtitjet e shkujdesura ndër natyrë. Tani, që të jeni modernë, duhet patjetër të ktheheni me ngjyrë bronzi të lëkurës, me peshë të ulur, me shëndet të përmirësuar dhe sedër më të lartë. Mirëpo, për këtë qëllim do të duhet të kaloni mjaftë kohë në spa qendrën e hotelit të zgjedhur dhe të gëzoni masazhe, vaska freskuese dhe terapi më të ndryshme. Vendpushimet Velingrad, Pamporovo, Ognjanovo dhe Devin në Rodope, qyteti Bansko buzë malit Pirin dhe fshati Çiflik në malin Stara Pllanina janë ndër destinacionet më të përhapura malore për spa turizëm. Krahas terapisë tradicionale të aromave, procedurave freskuese me mjaltë bletësh, talasoterapisë, vaskave me qumësht dhe çokollatë etj. në hotelet vendore do t’ju ofrojnë dhe terapi origjinale bullgare me baltë dhe me bimë të ndryshme mjekësore dhe masazhe. Zakonisht këto programe për rimëkëmbje janë shoqëruar me sport, dhe ekskursione ndër natyrë. Në qoftë se i ndiqni me kujdes instruksionet e ekipeve mjekësore, nuk mund të mos ktheheni në shtëpi plotë fuqi dhe të gatshëm për të përballuar sfidat e përditshme.

Në fakt në thelbin e industrisë moderne spa janë balneologjia dhe kurimi me ujë. Në këtë drejtim Bullgaria ka një traditë mijëvjeçare. Në territorin e saj janë shpërndarë qindra burime minerale, të njohura që nga lashtësia për mundësitë e tyre për kurim. “Doli se pas Irlandës Bullgaria është vendi me më shumë burime minerale në Evropë – mbi 600” – thotë Sijka Kacarova nga Bashkimi bullgar i balneologjisë dhe spa. Mirëpo vetëm 5 për qind prej tyre përdoren për qëllimet e balneologjisë dhe të spa turizmit. Në të njëjtën kohë Bullgaria është ndër vendet e pakta në botë, të cilat disponojnë qendra moderne balneare dhe spa, të ndërtuara mbi themelet e spitaleve të lashta që nga koha romake.

“Shumica e burimeve minerale në Bullgari gjenden në vendpushimet tona malore, kurse përqendrimi më i madh është në malin Rodope – thotë Sijka Kacarova. – Gjatë katër viteve të fundit ishin investuar milionë euro për investime në ndërtimin e qendrave bashkëkohore spa. Kjo është premisë për t’u imponuar si konkurrentë seriozë të fqinjëve tanë evropianë. Rreth 70 për qind e klientëve të spa hoteleve tona janë bullgarë. Kjo është kështu, sepse vendi ynë ende nuk është mjaftë i njohur në Evropë si spa destinacion. Ndërkohë kemi baza shumë të mira për spa turizëm, kurse pesë hotele bullgare janë dekoruar me çmimin prestigjioz për cilësi të lartë Euro Spa Wellness dhe Euro Spa Med të Spa Asociacionit Evropian.”

Aktualisht vendpushimet tona malore konkurrohen në ofrimin e pakove të ndryshme spa, me të cilat të tërheqin më shumë klientë në kushtet e vështira ekonomike. Në Pamporovo për shembull pritet startimi i një produkti të ri – i ashtuquajturi slim body holiday, i përpunuar prej mjekësh bullgarë. Programi i uljes së peshës parashikon terapi të ndryshme spa, regjim individual për shëtitje ndër natyrë dhe një dietë speciale me produkte të pastra ekologjikisht të rajonit, për të cilën tregojnë interes shumë turistë nga Evropa. Në fakt mali Rodope është preferuar nga adhuruesit e huaj të pushimeve shëndetësore. “Gjatë këtij dimri në hotelet vendore spa do të pushojnë turistë nga 7-8 vende evropiane, kurse më shumë do të jenë miqtë nga Spanja, Portugalia dhe Holanda.” – thotë Sijka Kacarova. Të huajit do të mund të pasurojnë pushimin e tyre me rrëshqitje me ski, me vizita në fshatra të ndryshme dhe me degustime të specialiteteve të shijshme vendore. Shumica e hoteleve tona spa janë të reja dhe disponojnë kushte të shkëlqyeshme. Kështu qe në qoftë se akoma nuk keni vendosur ku të kaloni festat e Vitit të Ri, mund të bëni rezervacione në disa prej hoteleve tona malore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD