Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – destinacion i turizmit kulturor

Pallati Kombëtar i Kulturës është zemra e jetës kulturore të kryeqytetit bullgar.
Foto: Veneta Nikollova
Sofja mund të imponohet si destinacioni kryesor i turizmit kulturor në mbarë Evropën. Një nga kryeqytetet më të lashta të Kontinentit të Vjetër vizitohet nga shumë turistë, të cilët kanë dëshirë të njihen me kishat e bukura dhe të lashta, me muzetë e pasura, me galeritë artistike dhe me jetën kulturore. Joshja e papërsëritshme e Sofjes si një qytet me histori mijëvjeçare dhe me të tanishmen moderne tani për tani mbetet nën hijen e pushimoreve të njohura detare dhe malore, në të cilat vijnë qindra mijë turistë nga mbarë bota. Për shumicën e tyre Sofja është vetëm një stacion i ndërmjetëm në rrugën drejt bregdetit piktoresk ose pistave dimërore të skive.
Pamje nga Teatri Popullor “Ivan Vazov”

Ndryshe nga shumica e kryeqyteteve evropiane nuk ka një plan të qartë për zhvillimin e Sofjes si një destinacion i turizmit kulturor. Ata që punojnë në fushën e turizmit janë të mendimit, se kryeqyteti bullgar duhet të afirmohet në tregjet turistike botërore si një qytet kozmopolit me mundësi të mëdha për pushim dhe argëtim. Mirëpo, kjo mund të bëhet realitet vetëm në sajë të administrimit më të mirë, të marketingut dhe të reklamimit më të gjerë të kryeqytetit. Sipas ekspertëve është e domosdoshme të krijohet një markë e mbrojtur e Sofjes. Kështu kryeqyteti do të jetë në gjendje të konkurrohet me qytetet e tjera kulturore të Evropës. Për këtë qëllim me përkrahjen financiare të programit operativ “Zhvillim rajonal” Bashkia e kryeqytetit është duke hartuar një strategji për zhvillimin e turizmit kulturor në qytet. Për krijimin e planit u ftuan edhe përfaqësues të firmës austriake të konsultimit ATC Consulting. Ekspertët e huaj analizuan përparësitë dhe dobësitë e Sofjes si një destinacion turistik. Sipas studimit kryeqyteti bullgar ka shumë faqe. Secili mund të zbulojë diçka për veten duke filluar me historinë e lashtë dhe duke përfunduar me jetën e natës. Fenomenet më interesante dhe dalluese për turistët janë Rotonda “Shën Gjergji Fitimtari” nga shekulli IV, Katedralja e mrekullueshme “Shën Aleksandër Nevski” dhe mali Vitosha me mundësitë që ofron për ski. Ekspertët e huaj rekomanduan, që disa nga theksat e ftesave turistike të jenë kuzhina vendëse, folklori origjinal, festivalet rrugore, që janë pjesë e pandarë e pamjes kulturore të Sofjes.
Pamje nga Katedralja “Shën Aleksandër Nevski”

Lidhur me këtë Vallter Çerni nga firma austriake e konsultimit ATC Consulting shpjegon: “Fenomenet e ndryshme karakteristike për njerëzit vendas larmojnë jetën e përditshme të një qyteti. Sofja dallohet me atmosferën e vet vitale. Në të ka shumë itinerare turistike. Disa nga monumentet e qytetit janë pjesë e listës së UNESKO-së së trashëgimisë botërore kulturor-historike. Krahas kësaj një përparësi e madhe e kryeqytetit është afërsia e malit Vitosha. Sofja mund të tërheqë shumë miq me jetën e pasur kulturore, me kuzhinën e shijshme, me mundësitë e mëdha, që ofrojnë tregjet e shumta.”

Në të njëjtën kohë një nga problemet më serioze të Sofjes është infrastruktura e keqe. Bëhet fjalë jo vetëm për rrugët e shkatërruara, por edhe për mungesën e tabelave udhëtreguese, parkingjeve të pamjaftueshme për autobusë, qendrave informative për turistët. Krahas kësaj shumë godina e kryeqytetit kanë nevojë të ngutshme të meremetimit, megjithëqë brenda viteve të fundit u bë shumë në këtë drejtim. Sipas austriakëve me rëndësi të madhe është të hartohen produkte të përbashkëta turistike me vendet fqinje ballkanike. Kjo për arsye, se Sofja është pjesë e rajonit ballkanik. Reklama dhe marketingu i mirë janë me rëndësi për shndërrimin e qytetit në një kryeqytet kulturor evropian. Për afirmimin e Sofjes destinacion turistik duhet të shfrytëzohen edhe përparësitë e rrjetit internet si mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për arritjen deri te turistët kureshtarë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD