Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia e të gjelbërve për politikën e qeverisë bullgare në fushën e ndryshimeve klimatike

Bullgaria do të përfshihet me 20 mijë euro për vit në fondin e përbashkët të BE-së për luftë me ndryshimet klimatike. Shuma do t’u jepet ndonjë shteti në zhvillim me qëllim hartimin e programeve për kufizimin e lëshimit të emisioneve të dëmshme në atmosferë. Në sfondin e shumës së përgjithshme prej 2 miliard eurosh për vit, që siguron BE-ja për këtë qëllim, kontributi bullgar duket pothuaj simbolik. Para takimit të OKB-së kushtuar luftës me ndryshimet klimatike në Kopenhagë, kryeministri Bojko Borisov theksoi, se “nuk mund t’i lejojmë vetes të paguajmë për ndihmë të ekonomive në zhvillim pa të kemi garanci, se subvencionet e pezulluara për programet operative të Bullgarisë do të lëshohen prapë.” Sipas kryeministrit Bullgaria do të bëjë më shumë pas vitit 2011, kur gjendja e ekonomisë së vendit do të përmirësohet.

Sipas liderit të Partisë së të Gjelbërve Andrej Kovaçev kjo pozitë bullgare nënvleftëson rëndësinë e problemit: “Atë, që Bullgaria premtoi për fondin e shteteve në zhvillim, është një shumë tepër e vogël. Në shikim të parë duket, se në këtë mënyrë kursejmë mjete, por në praktikë kjo do të kushtojë shumë shtrenjtë. Kjo pozitë bullgare padyshim do të ndryshojë qëndrimin e BE-së ndaj vendit.”

Sipas parashikimeve të Agjencisë Evropiane të Ambientit Rrethues pas 60-80 vitesh temperatura mesatare vjetore në Bullgari do të rritet me 3.5 gradë celsius, ndërsa reshjet gjatë disa stinëve do të ulen me 25-50 për qind. Kjo do të provokojë një ndryshim rrënjësor të ambientit rrethues, tharjen e pjesës dërmuese të pyjeve dhe shpeshtimin e zjarreve. Krahas kësaj do të linden probleme edhe me ujin, gjë që do të reflektojë mbi bujqësinë, mbi ekonominë pyjore dhe mbi mjedisin rrethues. Prandaj Partia e të Gjelbërve është e bindur, se Bullgaria duhet të përfshihet në përpjekjet e përbashkëta për kufizimin e rritjes së temperaturave deri në 2 gradë celsius. Për këtë qëllim është e domosdoshme të bëhen disa korrigjime në legjislacion, që të stimulohet zhvillimi i burimeve ripërtëritëse energjetike. Është me rëndësi, që njerëzit e zakonshëm të jenë në gjendje të shfrytëzojnë ato teknologji. Sipas liderit të Partisë së të Gjelbërve Andrej Kovaçev qeveria bullgare tashmë filloi të mendojë në këtë drejtim:

“Aktualisht qeveria është duke hartuar një strategji të re për energjetikën, në të cilën do të përfshihen edhe burimet ripërtëritëse energjetike. Aktualisht bëhet një vlerësim ekologjik të strategjisë së energjetikës, por pa të kërkohet konsultimi i organizatave ekologjike. Kjo ngjall frikë, se mund të mbrohen interesat e rretheve të caktuara, në vend të kërkohen zgjidhjet më efektive strategjike.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD