Nga edicioni i radhës i programit tonë javor mund të mësoni për festën Ignazhden, e cila shënohet nga kisha ortodokse bullgare më 20 dhjetor. Do t’ju tregojmë edhe për monumentet unikale në qytetin Samokov që janë dëshmia më e qartë për tolerancën fetare në këtë rajon të Bullgarisë. Do t’ju njohim shkurtimisht edhe me historinë e qytetit tonë Plovdiv, i cili sipas klasifikimit të fundit të gazetës britanike “Dejli Telegraf” është në vendin e pestë në botë për nga mosha e tij. Mund të dëgjoni dhe muzikë të bukur bullgare të zgjedhur posaçërisht për ju nga redaktorja jonë muzikore.
Nëse doni të mësoni më shumë për të gjitha këto klikoni mbi ikonën AUDIO. Ju urojmë dëgjim të këndshëm!
© Foto: arkiv
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..