Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet folklorike gjatë vitit 2009

Foto: Архив
Përvjetorë të shënuar, koncerte emociononte, festa shumëmijëshe – si çdo vit kalendari kulturor bullgar ishte plot e përplot me ngjarje folklorike.

Besohet, se atje, ku ka dashuri, gjithnjë bëhen mrekulli. Boris Mashallovi provoi profesione të ndryshme, para se të zbulojë prirjen e vet të vërtetë. Më në fund ai krijoi një grup të vet folklorik, me të cilin jo vetëm që jepte koncerte në mbarë vendin, por edhe përhapte lavdinë e folklorit bullgar në shumë shtete të huaja. Butësia e zërit të tij të ëmbël, ngrohtësia e interpretimeve të tij fitojnë admirues të folklorit bullgar edhe më sot. Muajin janar të vitit 2009 mbushën 95 vjet nga lindja e këngëtarit të famshëm Boris Mashallov. Lidhur me këtë në qytetin e tij të lindjes u organizua një koncert solemn. Miq special ishin këngëtarët e njohur bullgarë Janka Rupkina, Ilija Argirov, Hristo Kosashki dhe Daniell Spasov. Interpretimet e këtyre këngëtarëve të mëdhenj i shoqëronte orkestra frymore me dirigjent Angell Angellski.

Gjatë vitit 2009 këngëtarja e dashur dhe e respektuar popullore Kalinka Zgurova shënoi jubileun e vet 50-vjeçar skenik. Ky përvjetor i dha asaj arsye të pranojë, se është e lumtur, sepse shumë nga ëndrrat e saj u bënë realitet. Në koncertin jubilar publiku shumëmijësh pati mundësi të dëgjojë interpretimet e korit të grave “Misteri i zërave bullgarë”, muzikantë nga shkolla muzikore “Kënev-Zgurova”, shkollë kjo e cila Kalinka e krijoi për kujtim të bashkëshortit të ndjerë – kompozitori dhe dirigjent i njohur Stefan Kënev. Këngëtarja e shënoi jubileun me disa koncerte në mbarë vendin. Në Festivalin e 37-të Ndërkombëtar Folklorik në qytetin Burgas këngëtarja e famshme nga krahina Stranxha u dallua me çmimin e madh “Nestinarka”.

Festivali Folklorik Rinor Mbarëbullgarë “Me Bullgarinë në zemër” çdo vit mbledh bullgarë, që banojnë në shtete të ndryshme të botës. Ky forum muzikor për herë të parë u zhvillua në vitin 2004 me ide të doktoreshës së ndjerë Anna Karaangellova, së bashku me këngëtarin popullor Ilija Llukov, i cili ehe më sot është organizatori kryesor. Në Festivalin e vitit 2009 krijimtarinë e tyre prezantuan bullgarë nga Moldavia, Ukraina, Serbia, Kosova, Maqedonia, Rumania dhe doemos – Bullgaria. 6 vite me radhë në qytetin Kavarna mbërrijnë fëmijë, të cilët dinë se për nga prejardhja janë bullgarë. Ata kalojnë mijëra kilometra, që të vijnë në mëmëdheun e stërgjyshërve të tyre.

“Ylberi këngësh mbi Kutevin” ishte emri i konkursit, i cili u organizua për herë të parë gjatë vitit 2009 në Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell. Në të u prezantuan fëmijë në mosha të ndryshme nga të gjitha viset e Bullgarisë. Një nga idetë e konkursit është të njohë muzikantët e rinj me mundësitë, që siguron mësimi në këtë vatër të folklorit bullgar. Duke marrë pjesë në këtë konkurs, ata njihen dhe me nxënësit e shkollës, të cilët kanë mundësi të prezantojnë programet e veta në dhjetëra qytete të vendit dhe jashtë shtetit. Gjatë vitit 2009 nxënësit e shkollës folklorike në Kotell arritën suksese të mëdha në Spanjë dhe në Rusi.

Në qytetin Sandanski të Bullgarisë Jugperëndimore gjatë vitit 2009 u zhvillua Festivali IV Ndërkombëtar Folklorik “Me këngët e motrave Biserovi”. Në kuadrin e festivalit u prezantua edhe libri i këngëtares Ljuibimka Biserova “Nga rrënjët drejt majës”. Në të përshkruhet rruga e suksesshme krijuese e trios së famshme nga fshati i vogël malor Pirin deri te skenat më të mëdha botërore.

Gjatë vitit 2009 u zhvillua Festivali VI Ndërkombëtar Folklorik “Maleshevo këndon dhe vallëzon”. Në edicionin e vitit 2009 të këtij forumi tradicional muzikor u prezantuan afro 400 këngëtarë dhe valltarë nga 15 vende të mbarë botës. Për herë të parë kishte grupe nga Rumana, Spanja, Qiproja dhe Hungaria.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD