Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi pagimi i tatimeve

Tatimet – qoftë të larta, qoftë të ulëta – paguhen çdo vit. Ndryshe nga shtetet e tjera evropiane, Bullgaria arriti të mbrojë të pandryshuar nivelin e tatimeve si për biznesin, ashtu edhe për popullsinë. Në kushtet e krizës globale financiare-ekonomike ky është një lloji përkrahjeje. Afati i shlyerjes së tatimeve ndaj shtetit filloi më 1 janar.

Në kohën e krizës nuk është mirë të shtohen tatimet, sepse kjo provokon tension në rrethet biznes. Ky është qëndrimi i ministrit të financave Simeon Djankov. Kryesorja, sipas tij, në periudhën e turbulenteve globale financiare është të ruhen vendet e punës. Gjatë vitit 2010 në Bullgari tatimi mbi fitimin në përmasë 10 për qind mbetet më i ulëti në mbarë Evropën. Në këtë sfond tatimi i vlerës së shtuar mbetet 20 për qind. Qeveria është me shpresë, se brenda tri viteve të ardhshme ky tatim do të ulet deri në 17 për qind. Të ardhurat e popullsisë gjithashtu tatohen me tatimin e sheshtë nga 10 për qind, gjithashtu më i ulëti në gjithë BE-në. Parashikohen masa për lehtësimin administrativ të biznesit. Në këtë sfond biznesi i lojërave të fatit do të paguajë më shumë, se sa vitin e mëparshëm. Tatimi i lojërave të fatit nga 10 për qind bëhet 15 për qind. Nga kjo rritje në buxhet do të hyjnë 150 milion leva (75 milion euro). Që nga fillimi i vitit u rrit edhe akciza mbi cigaret. Megjithatë cigaret me banderola të vjetra do të shiten deri në fund të muajit mars. Që nga data 1 prill i këtij viti bullgarët do të blejnë të gjitha llojet cigare me çmime më të larta. Sipas ministrit financiar, shtrenjtimi i cigareve do të bëhet shkak, që shumë njerëz të heqin dorë nga pirja e duhanit, gjë që do të ulë shpenzimet për mjekimin e sëmundjeve të shkaktuara nga cigaret. Nga viti 2010 është i detyrueshëm regjistrimi i firmave shitëse të produkteve prej duhani, me qëllim pagimin e tatimit të vlerës së shtuar. Parlamenti vendosi, që nga viti 2010 shërbimet e avokatit, të noterit dhe të përmbaruesit gjithashtu të tatohen me tatimin e vlerës së shtuar, gjë që do të rritë çmimin e shërbimeve të tyre.

Çdo bullgar paguan tatim të sheshtë nga 10 për qind mbi të ardhurat e vitit 2009. E reja është se vendosen lehtësime tatimore për familjet e reja deri në 35 vjet, në se kanë kredi hipotekimi gjatë vitit 2009. Një nga kushtet është, që banesa e hipotekuar të jetë e vetmja e familjes së re. Sipas ligjit deklarata vjetore tatimore paraqitet deri më 30 prill. Një novitet tjetër, është se në këtë deklaratë regjistrohen edhe huat në të holla nga persona fizike ose nga institucione jo bankare, në se ato tejkalojnë 10 mijë leva (5 mijë euro). Qëllimi është të ketë qartësi mbi të ardhurat, mbi të cilat deri tashti nuk paguheshin tatime. Një novitet tjetër janë ndryshimet në Ligjin e Buxhetit të Sigurimit Shtetëror Shoqëror. Sipas tyre pragu minimal i pagimit të sigurimeve me vete bëhet 420 leva (210 euro), në vend të shumës së deritanishme nga 260 leva (130 euro). Nga viti 2010 në se tre sigurime shëndetësore me radhë nuk janë të paguara, atëherë humben të drejtat e sigurimit shëndetësor.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, tani bashkitë fitojnë më shumë autorizim të caktojë vet tatimet dhe taksat. Ato janë të detyruar të bëjnë këtë deri në fund të muajit janar. Për kryeqytetin taksa e tatimeve të godinave dhe të plehrave do të mbetet e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar. Edhe 7 bashki të tjera në mbarë vendin morën vendim të mos shtojnë tatimet dhe taksat vendëse. Tatimi i pronës së patundshme mund të paguhet në katër pjesa gjatë tërë vitit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD