Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zinxhiri i dyqaneve dhe qendrat tregtare po e pushtojnë tregun bullgar gjatë vitit 2010

Foto: Tanja Harizanova

Zinxhiri i dyqaneve diskaunt do të pushtojnë në mënyrë të qëndrueshme tregun bullgar për tregti me pakicë  gjatë vitit 2010, më në veçanti tek mallrat ushqimore, parashikojnë ekspertët në degë. Tek ne tanimë ka 3 zinxhire dyqanesh diskaunt  për mallrat ushqimore - Kaufland, Plus dhe Penny Market. Të gjithë ata ndjekin strategjinë fillimisht të hyjnë në qytetet më të vogla të vendit, kurse pas kësaj të vendosen dhe në qytetet më të mëdhenj. Nga të tria vargjet kompania Kaufland tanimë ka zhvilluar një rrjet prej 26 hipermarketë, kurse dy të tjerat parashikojnë të dyfishojnë numrin e dyqaneve të veta në vend gjatë vitit 2010. Konkurrenti i tyre Lidl po kështu do të hapë objektet e veta të para tregtare në Bullgari gjatë vitit të ardhshëm, ku në këtë mënyrë forcoi konkurrencën midis dyqaneve tregtare për mallra ushqimore.

Për zhvillimin aktiv të  dyqaneve diskaunt  ndihmon dhe situata ekonomike globale, e cila stimulon që ekonomitë shtëpiake të kërkojnë mënyra të optimizojnë shpenzimet e veta. Një faktor i dytë është shkalla e ulët e depërtimit të diskaunt vargjeve në vend në krahasim me shtete të tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Kjo situatë ofron mundësi të mira për rritje të kompanive nga dega, për shkak të së cilës pritet që ata të vazhdojnë të ndjekin strategjitë e veta për zhvillim.

Sipas ekspertëve, pak nga pak do të afirmohet formati i “ritejll parqeve” dhe ai i atletëve, në të cilat kompani të mëdha të modës shesin koleksionet e veta nga stinët e mëparshme me ulje të mëdha. “Në një plan botëror këto formate grumbullojnë një popullaritet gjithnjë e më të madh, ku jo vetëm që mbeten të paprekur nga recesioni, por dhe regjistrojnë fitime. Vëllimet e arritura nga kompanitë e modës e bëjnë të logjikshëm zbulimin e formateve të ngjashme tregtare, që tërheqin një grup të gjerë klientësh. Shpresoj se, gjatë disa vjetëve të ardhshme këto formate do të hyjnë aktivisht në Bullgari, paralelisht me zhvillimin e formateve të qendrave tregtare”, komenton situatën Iglika Jordanova, menaxhere tregtare.

Gjatë vitit 2010 do të vëmë re dhe një tendencë tjetër - hapjen e dyqaneve të para të gjigantëve të rinj me famë botërore, të cilët do të propozojnë një zgjedhje më të madhe të veshjeve dhe aksesorëve të konsumatorëve bullgar. 3 qendra të mëdha tregtare do të hapin dyer në vend gjatë këtij viti, ku marka të njohura ndërkombëtare dhe botërore do të hapin dyqanet e veta. Mes tyre janë 5 nga dega e spanjolles Inditex Group e pikërisht Zara, Bershka, Massimo Dutti, Stradivarius dhe Pull and Bear, kompania mulltibrand gjermane Peek&Cloppenburg, kompania franceze për kozmetikë Sephora, vargu austriak për këpucë Humanic, firma amerikane për mallra të modës GAP. Kurse pranvera vizatohet si stina e zbulimeve të mëdha të qendrave tregtare. Pritet që gjatë muajit mars të hapin dyer 2 qendra të mëdha tregtare, njëra nga të cilat do të jetë më e madhja në Ballkan.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD