Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e gjysheve

Foto: BGNES
Në Bullgari data 8 janar është e njohur si Dita e gjysheve, edhe pse kohët e fundit kjo festë shënohet edhe më 21 janar – Dita e maternitetit. Gjatë Ditës së gjysheve të gjithë burrat janë fshehur në shtëpi dhe nuk kanë dalë që të mos tallen me ta. I kanë marrë kallpakun dhe i kanë zhveshur. Burri nuk ka pasur të drejtën të zemërohet. Mund të shpëtohej vetëm po të paguante një ryshfet të vogël. Kuptohet parat e grumbulluara i kanë përdorur për qerasje në fund të ditës. Që në mbrëmje burrat kanë pasur mundësinë për t’u përfshirë në festimet e grave. Por gjatë ditës vetëm burrat – muzikantë nuk kanë qenë në “rrezik” dhe janë argëtuar me gratë me muzikë dhe verë të bukur. Vetëm këtë ditë gratë kanë pasur të drejtën të pinë alkool pa rrezik se dikush mund të tallet me to. Në disa rajone ekziston zakoni që një prej grave të maskohet si burrë dhe në kulmin e gëzimit të luhen skena komike erotike. Vetëm këtë ditë gratë mund të lirohen nëpërmjet të qeshurave nga disa dëshpërime dhe pakënaqësi të shkaktuara nga burrat e tyre. Mirëpo ky gëzim fillon që rreth drekës. Para kësaj gratë kanë zbatuar një sërë ritualesh serioze.

Emri i festës – dita e gjysheve, ka të bëjë me një traditë të vjetër sipas së cilës gjyshja më e moshuar dhe me më shumë përvojë i ka ndihmuar lehonat në lindje. Në çdo fshat ka pasur një gjyshe – mami. Kujdeset e saj për lehonat dhe foshnjat nuk kanë përfunduar me lindjen. Më 8 janar që para se të dalë dielli gjyshja ka shkuar te të gjitha foshnjat dhe fëmijët më të vegjël për lindjen e të cilëve ka ndihmuar dhe i ka larë, i ka lyer ballin me mjaltë dhe gjalpë që të kenë një jetë të ëmbël dhe të pasur dhe më vonë i ka bekuar që të jenë shëndosh e mirë dhe të kenë një jetë të gjatë dhe të lumtur. Gjyshja i ka fërkuar kokat e vajzave me një copë leshi që të kenë gërsheta të bukura flokësh kurse djemve u ka fërkuar faqet që të kenë mustaqe dhe mjekra të forta – shenjë e burrërisë. Me një tufë idërshah të lidhur me pe të kuq gjyshja u ka hedhur përsipër ujë që të lindin lehtë dhe të mos i hanë sysh. Pas këtyre vizitave të gjyshes edhe nuset nga ana e tyre e kanë vizituar gjyshen në shtëpinë e saj. Çdo grua i ka sjellë dhuratë – sapun, shami, një tufë idërshah, një këmishë, çorape të bëra me shtiza si shenjë falënderimi për kujdeset e saj.

Pas të gjitha këtyre ritualeve për pjellori gjyshja i ka ftuar të gjitha gratë në shtëpinë e saj dhe atëherë ka filluar dëfrimi i vërtetë. Festa ka përfunduar me edhe një ritual magjik dhe njëkohësisht dëfryes. Ato e kanë “rrëmbyer” gjyshen që ta lajnë që të pastrohet dhe të jetë e gatshme për misionin e saj të mamisë gjatë vitit të ri. Nganjëherë në rrëmbimin e gjyshes janë përfshirë edhe burrat. Ja se çfarë na tregoi për festimin e kësaj dite në fshatin Ledenik të rrethit të Veliko Tërnovos Dafinka Vërleva – një prej pjesëmarrësve të rregullta në grupin folklorik vendës:

“Në ditën e gjysheve mamia e fshatit rrëmbehet dhe çohet tek çezma ose lumi. Atje gratë e lajnë në mënyrë simbolike që të jetë e pastër. Karroca ku është gjysha është zbukuruar me bush. Kjo është një pemë e gjelbër që përdoret në të gjitha festat. Në fshatin tonë e festojmë Ditën e gjysheve çdo vit.”

Traditat e kësaj feste të vjetër janë ruajtur shumë mirë në fshatin Ledenik. Gratë e fshatit zbatojnë të gjitha ritualet që të mos harrohet tradita dhe të dëfrejnë tërë fshatin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhuratë për dhuratë - bukë rituale dhe pjata tek Nata e Buzmit

Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..

botuar më 24-12-24 7.30.PD

"Zbrit, Xhermane, për darkë!" – magjia e humbur e Natës së Buzmit

Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e ngarkuar me një potencial të fuqishëm për të ndikuar në të gjithë vitin e ardhshëm. Prandaj, nata..

botuar më 24-12-24 6.45.PD

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD