Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria duhet të përshpejtojë përvetësimin e mjeteve evropiane

Zhan-Mari Sejlër - drejtor në kryedrejtorinë “Politikë regjionale” pranë Komisionit Evropian
Foto: BGNES
Bullgaria duhet të përshpejtojë ritmin e përvetësimit të mjeteve evropiane, sepse tani për tani është në vendin e fundit në këtë sferë nga të gjitha vendet – anëtare të BE-së. Vendi ynë vonohet edhe me zbatimin e vetë projekteve, më në veçanti me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore të programeve operative “Transport” dhe “Mjedis rrethues”. Ky është një prej përfundimeve kryesore të mbikëqyrjes evropiane për zbatimin e Cakut referent kombëtar te ne në fund të javës së kaluar. Sipas fjalëve të Zhan-Mari Sejlër, drejtor në kryedrejtorinë “Politikë regjionale” pranë Komisionit Evropian, komisioni do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ndjekë në mënyrë të rreptë politikën e përvetësimit të fondeve nga vendi ynë. Ai mori pjesë në mbledhjen e pestë të Komitetit për mbikëqyrje të Cakut strategjik referent kombëtar. Zhan-Mari Sejlër e shpjegoi prapambetjen e Bullgarisë në përvetësimin e fondeve evropiane me faktin se jemi një anëtar i ri i BE-së dhe na mungon përvoja e domosdoshme. Sipas fjalëve të tij madje vende më të vjetra anëtare humbin mjete evropiane dhe do të na jepet ndihma e nevojshme. “Takimi dyditor në Sofje ishte shumë i rëndësishëm jo vetëm për administratën, por për të gjithë partnerët në kuadrin e projekteve me financim evropian. Kjo është një garanci se politika do të zbatohet nga të gjitha subjektet ekonomike, që ta bëjnë një politikë efektive për Bullgarinë” – tha pas forumit Zhan-Mari Sejlër.

“Besojmë se politika e kohezionit është shumë e rëndësishme në kohën e krizës – shtoi gjithashtu ai. – Besojmë se investimet në infrastrukturë dhe në resurset e njeriut janë shumë të rëndësishme dhe ndoshta janë i vetmi mjet për zgjidhjen e problemeve. Të gjithë pjesëmarrësit në seminar demonstruan një angazhim të plotë për zbatimin e kësaj politike në Bullgari. Tani për tani rezultatet nuk janë mjaftë të mira edhe sa u përket ritmeve të zbatimit të projekteve, edhe sa u përket pagimeve të granteve. Sipas Komisionit Evropian për Bullgarinë është jashtëzakonisht e rëndësishme për t’u përforcuar kapaciteti administrativ, duhet të aplikohen metoda më të zhdërvjellëta për përvetësimin e mjeteve, domethënë duhet të kryhet akoma shumë punë. Administrata jo gjithmonë i ndihmon firmat, që të mund të fitojnë nga paratë, që marrin. Për Bullgarinë janë në fuqi kërkesat e përhershme financiare të Komisionit Evropian, sepse mjetet financiare në kuadrin e fondeve evropiane vijnë nga xhepi i tatimpaguesve evropianë.”

Sipas Zhan-Mari Sejlër është mirë se në Bullgari tashmë ka organe të përshtatshme për përvetësimin e fondeve evropiane. Nuk mund të bëhet një vlerësim i tërësishëm për zbatimin e programeve operative, sepse jemi në mes të periudhës së përvetësimit të mjeteve në kuadrin e tyre (2007 – 2013) – tha për Radio Bullgarinë zoti Sejlër.

“Ka njëfarë përshpejtimi të procesit, por niveli fillestar ishte shumë i ulët – shënoi ai. – Janë humbur shumë vite me ritme të ngadalta për zbatim të projekteve të mëdha. Mirëpo është e rëndësishme se tani jemi në mes të periudhës për përgatitje projektesh me financim evropian. Në kuadrin e programit të para aderimit ISPA kishte projekte të mbyllura me financim evropian. Mbetet pak kohë për përfundimin e disa projekteve në afatin e caktuar dhe duhet të merren masa për përshpejtimin e pagimeve.”

“BE-ja ka një rregull shumë të rreptë – mjete livrohen për një periudhë të kufizuar kohe. Në qoftë se mjetet nuk përvetësohen brenda kësaj periudhe, ne i merremi prapa” – shpjegoi gjithashtu Sejlër. Aktualisht në kuadrin e 7 programeve operative nuk kemi para të pezulluara, saktësoi Juliana Nikollova – udhëheqëse e Sekretariatit të Këshillit për administrim të mjeteve nga BE-ja pranë Këshillit të Ministrave. Sipas fjalëve të saj nuk ka rrezik, i cili mund të çojë deri në pezullim të mjeteve në kuadrin e këtyre programeve. Një shqetësim serioz shkakton niveli i pagimeve në kuadrin e programeve operative, shpejtësia, me të cilën mjetet arrijnë gjer tek beneficientët, tha gjithashtu Nikollova. Ajo shënoi se aktualisht po studiohet shkaku për vonimin e tyre dhe si të përballohet ky vonim. Nikollova shënoi gjithashtu ndërtimin e sistemit informativ për administrim dhe vëzhgim në fushën e fondeve, sistem ky i cili tashmë funksionon.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD