Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet letërsisë së botuar në dy vitet e fundit. Prezantohen librat e shtëpive botuese të Sinodit të Shenjtë, të Fakultetit Teologjik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", të Universitetit të Shumenit "Peshkopi Konstantin Presllavski", të Fakultetit Teologjik Ortodoks të Universitetit të Veliko Tërnovos "Shenjtorë Kirill dhe Metodij”, Manastirit të Zografit e të tjerë.
Në mesin e pjesëmarrësve këtë vit janë përfaqësues të Mitropolive të Sofjes, Loveçit, Rusesë dhe Dorostollit, si dhe nga qytetet metropolitane të SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë.
Java e Librit Ortodoks organizohet nga Mitropolia e Varnës dhe Veliki Presllavit me ndihmën e Komunës së qytetit Varna.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES (arkivë)Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..