Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temat dimërore në folklorin bullgar

Foto: Tanja Harizanova
Një errë e akullt fryn në mbrëmjen dimërore në pyllin prej brigjesh mbi fshat. Kurse në shtëpinë e thjesht fshatare zjarri në vatër shuhet me ngadalë. Familja shumë anëtarësh kërkon ngrohtësi nën mbulesë. Në krevatin e dikurshëm fshatar - të gjithë janë shtrirë në mënyrë të puthitur njëri pas tjetrit që të mund të ngrohen. Dhe vetëm vajza ankohet se ka ftohtë: “Era fryn mbi pyllin e gjelbër”, vajza flet: “Është dimër o, nënë. Kam ftohtë...” Nëna e këshillon të afrohet edhe më shumë tek vëllezërit dhe motrat e tjera - me shpresë të ngrohet. Kurse vajza pohon se ka provuar, por nuk është ngrohur. Atëherë nëna i lejon të s’postohet nga ana e prindërve në krevatin e gjatë - sepse aty mbase është më ngrohtë. Por vajza përsëri përgjigjet se nuk është ngrohur. Në fund të dyja gjejnë zgjidhje. “Shtriu o vajzë afër të dashurit tënd të parë”, e këshillon nëna dhe atëherë vajza më në fund e kënaqur nga kjo brohoritë “Tani o, nënë jam ngrohur”. Pa dyshim, kjo rastis vetëm në ëndrrat e vajzës. Morali tradicional nuk lejon që vajza të flejë nën një çati me të dashurin e saj përpara se të martohen. Por kënga në fakt, tregon ëndrrat e dashurisë të cilat ngrohin zemrën e vajzës në netët e gjata të dimrit.

Të kundërtën kërkon bariu i ri i dashuruar nga kënga tjetër. Ai ngrihet lart në malin e përmbushur me dëborë, përkulet dhe merr një grusht me dëborë dhe e fut nën brez. Ashtu siç shkrihet topi i dëborës në brezin e tij, ashtu shkrin dhe trimi i ri nga dashuria ndaj vajzës fqinje, tregon kënga. Përse dashuria e tij kaq e zjarrtë ka mbetur e parealizuar? Mbase sepse vështrimet e tij dashuruese përmes gardhit të oborrit fqinjë kanë qenë të pakta? Ai kujtohet se sa i lumtur është ndier në rastet kur vetëm e shikon nga larg. Kurse kur nuk mundet ta shikojë, fshehurazi “një gotë me lot mbush”, siç pohon vetë. Por mbase është i mërzitur, sepse si bari i nevojitet të jetojë larg nga fshati, nga shtëpia e tij dhe nga vajza... Prandaj, i vetmuar lart në mal, ai mundohet të shuaj përvëlimin e dashurisë me një grusht dëborë.

Ka dhe të dashuruar të lumtur. Në mbrëmjen dimërore ata shikohen rreth mesmes së fshatit - vendi tradicional për takime të dashurisë në kohë. Derisa uji mbush katruvet dhe bucelat e vajzës, të dy bashkëbisedojnë në mënyrë të gjallëruar dhe të dashuruar. Ata janë kaq të pasionuar, saqë nuk venë re se kur bie mbrëmja. Katruvet e vajzës prej kohe janë mbushur dhe bile uji në to ka zënë ngricë. Por të dashuruarit as që nuk ndiejnë ftohtësinë e dimrit, akoma qëndrojnë nën qiellin dimëror dhe nuk mundin të ndahen.

Në ditët dhe nаtët e dimrit nusja e re është gjithmonë vetëm, tregon një këngë tjetër. I gjithë fshati ka vënë re mungesën e gjatë të burrit. Edhe Stojani i ri merr guximin ta pyes drejt se ku është burri i saj. Gruaja i thotë “Ka shkuar mor Stojanë të kërkoj verën”. Përgjigja e saj të kujton shumë legjendën për Shën Thanasin – sundimtari i borërave dhe i akujve. Për të është treguar se “në mes të dimrit” tamam në ditën e Shën Thanasit - 18 janar, shenjtori vesh pallton e tij të trashe prej lëkure, vesh një këmishë prej mëndafshi, hipën mbi kalin e tij të bardh dhe niset që të sjell verën. Kur arrin lart në mal, Shën Thanasi fillon të bërtasë “Ik o dimër, që të mund të vij behari”. Por duke e transmetuar këtë temë në jetën reale, kënga e kthen në një uratë për mirëqenie ekonomike të familjes së re. Burri i saj është nisur që të kërkojë verën, kurse së bashku me të - dhe rendimentin e mirë “prej një gruri të bardhë”, saktëson nusja. Por metaforike apo jo përgjigja e saj tregon se ajo e pret e vetmuar të kthehet, derisa ai kërkon “një verë të re, një verë të vjetër, një dimër të ri,një dimër të vjetër...” Kurse së bashku me qarkullimin dhe ndërrimin e stinëve, rinia e saj papritmas ikën. Dhe asgjë e çuditshme nuk është se kënga përfundon me një shtyrje mjaft ngulmuese - nusja e re nuk duhet të mbetet vetëm dhe ka ardhur koha të kërkojë një shans të ri për lumturinë familjare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD