Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore Kristalina Georgieva – kandidatja bullgare për komisionar evropian

Foto: BGNES
Kandidati i ri i Bullgarisë për komisionar evropian pas tërheqjes së zonjës Rumjana Zheleva është zëvendëspresidentja e Bankës Botërore Kristalina Georgieva. Kandidatura e saj gjeti përkrahjen e opozitës bullgare, ndërsa në Bruksel e vlerësuan tepër lartë. Zonja Kristalina Georgieva është personaliteti i dytë në kabinetin e kryeministrit Bojko Borisov, i cili vjen nga Banka Botëror. Personaliteti i parë është ministri i financave Simeon Djankov. Pyetjes, si qeveria arriti ta bind zonjën Georgieva të pranojë propozimin, kryeministri iu përgjigj:

“Një sekret publik është, se brenda muajve të fundit zonja Georgieva është këshilltare dhe ndihmëse në miratimin e vendimeve të politikës ekonomie dhe financiare të qeverisë. Kishte ide, që ajo të bëhet zëvendëskryeministre në kabinet, që vitin e kaluar, por angazhimet e saj ndaj Bankës Botëror ishin tepër serioze. Në këtë institucion ajo realizonte projekte të veta, dhe para përfundimit të tyre nuk ishte i mundshëm angazhimi i saj me Bullgarinë. Patëm bisedime të shumta me shefin e Bankës Botërore për lirimin e zonjës Georgieva nga posti. Situata kërkonte që të reagojmë shpejtë dhe të vërtetojmë para Brukselit dhe partnerëve evropianë, se disponojmë kandidat, që iu përgjigjet kërkesave evropiane.”

Qeveria bullgare ka shpresë, se zonja Georgieva do të ndihmojë për hyrjen e vendit në zonën evropiane paraaderuese ERM-2. Në një intervistë muajin dhjetor zëvendëspresidentja e Bankës Botërore tha, se Bullgaria disponon potencial të përmirësojë imazhin e vet para Evropës. Lidhur me këtë zonja Georgieva theksoi:

“Megjithëqë në Evropë ka një mosbesim ndaj Bullgarisë, nuk është në interesa të saj, që vendi ynë të pësojë disfatë. Evropa ka interes, që Bullgaria të arrijë sukses, sepse në fakt ajo është pjesë e Evropës. Dhe suksesi i Bullgarisë, është sukses i mbarë Evropës. Shumë lehtë opinioni i mirë mund të humbet dhe pas kësaj është tepër e vështirë që ai të rikthehet. Prandaj të gjithë ne si bullgarë duhet të plotësojmë angazhimet tona. Nuk është vetëm detyrë e qeverisë të formojë imazhin e Bullgarisë para botës, kjo është detyrë e secilit prej nesh.”

Ekspertët janë unanim, se zonja Kristalina Georgieva është kandidatura më e mirë e Bullgarisë për Brukselin. Ajo ka një karrierë të mirë, një reputacion të përsosur të specialistes dhe një psikikë të fortë dhe të qëndrueshme. Ka punuar në më se 60 shtete dhe gjithnjë ka drejtuar me “dorë të hekurt në dorezë prej kadifeje”. Që nga muaji mars i vitit 2008 Kristalina Georgieva është zëvendëspresidente dhe sekretare korporativ e Bankës Botërore. Ajo është personaliteti i parë nga Evropa Lindore, që zuri këtë post. Karriera e saj në institucionet financiare filloi në vitin 1993. Ajo zinte poste të ndryshme udhëheqëse dhe ishte drejtoreshë e Bankës Botërore për Rusinë. Ka doktoratë të ekonomisë, ka specializuar në Britaninë e Madhe dhe në SHBA-në, lexon leksione në universitete të huaja. Zonja Georgieva ka më se 100 publikime shkencore. Një nga temat më të preferuara për diskutim prej zonjës Georgieva është ekonomia e gjelbër:

“Jam e bindur, se Bullgaria ka mundësi të mëdha të realizohet në këtë sferë. Kemi një efektivitet tepër të ulët energjetik dhe mund të bëjmë shumë për kursimin e mjeteve. Kjo do të reflektojë mirë mbi ekonominë dhe ambientin rrethues. Ekonomia bullgare është në varësi të turizmit dhe të bujqësisë, dega në të cilët gjithashtu ka perspektiva të mëdha për zhvillim. Politika e gjelbër mund të ndihmojë për përmirësimin e pozitës ekonomike dhe të imazhit të vendit para botës. Është e sigurt, se ky është problemi më i madh i njerëzimit. Bullgaria ishte vendi i parë, që filloi të punojë mbi të ashtuquajturën “Skema e gjelbër e investimeve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Foto/ Shkolla bullgare e së dielës

Tërmete, thatësira, turbina ere... eko-sfidat bashkojnë nxënës nga Bullgaria, Italia dhe Danimarka

Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..

botuar më 25-02-07 7.30.PD
Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD
Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD