Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sandanski – gjurmët e historisë

Pamje nga Bazilika e peshkopit
Foto: Allbena Bezovska
Në rrëzat e malit Pirin, ndër dhjetëra burime minerale dhe një natyrë të bukur, Sandanski prej shekujsh pret mysafirë. Qyteti, i njohur me mundësitë e mrekullueshme të mjekësisë natyrore, është ndërtuar mbi rrënojat e një vendbanimi antik.

Sipas historianëve, ky është një nga vendbanimet më të vjetra në Ballkan. Gjurmët e historisë janë gjithkund. Do t’i shohim nëpër rrugët e qytetit – pllaka guri, kolona, ena të mëdha. Përveç mundësisë t’i prekim me dorë mijëvjeçarët, këto dëshmi të historisë së pasur na japin dhe një përfytyrim për njerëzit që kishin populluar këto toka. Sot Sandanski është një nga qendrat më të mëdha të mjekimit me ujë në tërë vendin. Rruga kryesore e qytetit është plot me gjelbërim, dyqane dhe, kuptohet, restorante të vogla me gjellë të shijshme. Mes vitrinave dhe restoranteve do të shihni një mbishkrim – “Muzeu arkeologjik”. Doemos duhet të hyni. Në të ka një koleksion të pasur eksponatesh, ndër to është dhe bazilika e peshkopit Joan – rrënojat e saj janë vendosur në katin e parë. Drejtori i muzeut Valentin Petkov tregoi për Radio Bullgarinë:

“Bazilika është ndër eksponatet më të vlefshme të muzeut tonë. Këtu ruhen mozaikët dhe rrënojat e ndërtesës, si edhe një koleksion pllakash përkujtimore. Ato janë zbuluar në vende të ndryshme të bashkisë. Mbi to ka imazhe të të gjitha hyjnive që ishin nderuar në rajonin tonë – Zeusi, Hera, Herakli, Asklepi. Pra, këto janë të gjitha kultet që ishin praktikuar gjatë shekullit II-III. Një varg objektesh të qytetit antik nuk mund të shihen, sepse u bënë shumë ndërtesa. Por në muze ka fotografi dhe të dhëna historike për to. Në katin e dytë është treguar maketi i një tempulli tjetër – Bazilika e peshkopit. Po bëjmë një rikrijim real të ndërtesës.”

© Foto: Allbena Bezovska

Maketi i Bazilikës së peshkopit

Një specialist me përvojë, Valentin Petkovi prej 20 vjetëve studion zbulimet arkeologjike në rajonin e Sandanskit. Sipas tij Bazilika e peshkopit meriton një vëmendje të posaçme, për shkak të studimit të saj madje është mbyllur një nga rrugët kryesore të qytetit. Ajo është shumë interesante për turistët, sepse është një nga ndërtesat më përfaqësuese dhe monumentale që janë zbuluar në qytetin antik.

“Jemi duke punuar mbi përgatitjen e një strategjie për zhvillim të turizmit kulturor dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të bashkisë – rrëfen zoti Petkov. – Ajo është shumë e pasur, janë ruajtur gjurmë të të gjitha periudhave të zhvillimit njerëzor që nga koha e eneolitit – mijëvjeçari i shtatë dhe i tetë para Krishtit. Në vetë qytetin është përfaqësuar më mirë krishterimi i hershëm, sepse Sandanski është vendosur mbi rrënojat e një qyteti të kësaj periudhe. Ka dhe aksentë të tjerë në koleksion. Ata janë nga Perandoria Romake e vonshme. E zgjerojmë dhe e përmirësojmë koleksionin vazhdimisht. Kompleksi i krishterimit të hershëm ndodhet në rrugën kryesore dhe është afër fluksit turistik. Po përfundon restaurimi i Bazilikës së peshkopit. Tempulli është 16 metra i lartë, ka një dekorim të brendshëm shumë të pasur – dyshemetë janë mbuluar me mozaikë shumëngjyrësh, kolonadat janë në stil korintian, gardhi i oltarit është prej mermeri. Mbi të ka figura njerëzish, ndoshta skena nga Ungjilli. Ky zbulim nuk ka analog në Gadishullin Ballkanik.”

© Foto: Allbena Bezovska

Mozaikët nga dyshemeja e bazilikës

Së shpejti restaurimi i tempullit do të mbarojë përfundimisht. Dhe një pikë tjetër interesante e punës së Muzeut arkeologjik. Që nga disa vite organizohet një kamp arkeologjik për fëmijë nga qyteti. Ata marrin pjesë në gërmime – jo vetëm që të njihen me procesin, por të mësohen të ruajnë trashëgiminë kulturore. Në muze mund të shihen dhe disa mozaikë të përpunuar sipas teknologjisë antike – prapë nga fëmijët. Valentin Petkovi tha se ka një ide të organizohen kampe të tilla edhe për turistët.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thesaret trake do të paraqiten në një ekspozitë botërore në SHBA

Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..

botuar më 24-06-20 12.03.MD
Parku Kombëtar - Muze „Kalaja e Samuilit”

Rajoni i qytetit të Petriçit, ku historia merr jetë

Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..

botuar më 24-06-16 7.50.PD
Monumenti i McGahan në qytetin Elena (Bullgaria Veriore)

Bullgaria feston lindjen e çlirimtarit të saj amerikan

Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..

botuar më 24-06-12 3.41.MD