Me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel, kryeministri bullgar Bojko Borisov realizoi një vizitë treditore zyrtare në Berlin. Vizita kaloi nën shenjën e marrëdhënieve tradicionalisht të mira dypalëshe, me theks mbi integrimin e mëtejshëm të Bullgarisë në BE.
Moti i ftohtë në Berlin pengoi zhvillimin e nderimeve të zakonshme të protokollit në të hapur me rastin e vizitës zyrtare të kryeministrit bullgar Bojko Borisov, por bisedimet e Borisovit me Angela Merkel, si dhe takimet e delegacionit bullgar në kryeqytetin gjerman ishin të dobishme nga pikëpamja politike dhe ekonomike. Kryeministri bullgar kërkoi dhe mori përkrahje nga kancelarja gjermane për një çështje shumë të rëndësishme: hyrja e Bullgarisë në eurozonë. Borisovi tha: “nuk duam të na vlerësojnë në një pako me kandidatët e tjerë.” Në përgjigje Merkel deklaroi se vendi i tij do të ngulë këmbë që Bullgaria të vlerësohet për sukseset e saj për hyrjen e saj në mekanizmin ERM 2, e ashtuquajtura “salla e pritjes” e eurozonës, dhe jo të vihet në një grup me shtete të tjera. Prapë së prapi Merkel rikujtoi në mënyrë delikate se vlerësimi për gatishmërinë e Bullgarisë për hyrje në eurozonë nuk jepet nga qeveritë kombëtare, por nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Qendrore Evropiane. Bojko Borisovi ilustroi gjithashtu para Angela Merkel edhe masat e ndërmarra nga qeveria e tij në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Në Berlin kryeministri Borisov edhe një herë ripohoi qëllimin e kabinetit të tij për të vazhduar realizimin e projektit për central të dytë atomik në Bullgari afër Belene, duke kërkuar nga Merkel për ndihmë për t’u përfshirë në të koncerne gjermane dhe më konkretisht: të lobojë para koncernit RWE për të rishikuar mendimin e tij nga përpara katër muajsh për tërheqje të pjesëmarrjes së tij në projekt. Merkel mori angazhimin që të zhvillohen bisedime me koncernin, por nuk dha garanci për rikthimin e tij në Bullgari. Përveç për Centralin Atomik “Belene”, Bojko Borisov u dha opsion kompanive gjermane për t’u përfshirë edhe në ndërtimin eventual të bllokut të shtatë në Centralin Atomik “Kozlloduj”. Me Merkel ai diskutoi edhe për dy gazsjellësit, për të cilët ka plane të kalojnë përmes territorit bullgar – bëhet fjalë për gazsjellësin e përkrahur nga BE-ja “Nabuko” dhe për atë rus “Rrymë jugore”. Merkel shënoi në mënyrë diplomatike se investimet gjermane në Bullgari varen si nga reforma në sistemin gjyqësor bullgar, ashtu dhe nga besimi në kontaktet midis partnerëve të dy palave.
Dhe në fund, në kuadrin e vizitës zyrtare të kryeministrit Bojko Borisov në Gjermani u nënshkrua një marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë midis dy vendeve, e cila është në përputhje me të gjitha direktivat e BE-së në sferën fiskale.
Shqyrtimi tjetër i partneritetit midis Bullgarisë dhe Gjermanisë do të jetë në Sofje më 12 tetor të këtij viti, kur Angela Merkel do të vijë këtë herë me ftesë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..