Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interneti zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në jetën e bullgarëve të rinj

Për më pak se një dekadë interneti u bë një pjesë e qëndrueshme e jetës së të rinjve modernë. Shumica prej tyre nuk mund ta imagjinojnë jetën e vet të përditshme pa mundësitë, të cilat ofron rrjeti global për të hyrë në internet e për të shkëmbyer informata. Çdo vit rritet numri i njerëzve, që përdorin një ose më shumë kompjuterë në shtëpi. Tashmë fëmijët nuk dëshirojnë që Plaku i Vitit të Ri t’u sjellë biçikletë apo sajë, por t’u dhurojë laptop. Një studim i agjencisë “Pragmatika” ndër adoleshentët në moshën midis 13 dhe 18 vjeçëve tregon se 90% prej tyre përdorin internet çdo ditë. Para katër vjetëve kjo përqindje ka qenë 63 për qind. 77% të bullgarëve të rinj kanë kompjuterë personalë. Fëmijët preferojnë të përfshihen në rrjetin e internetit përmes kompjuterëve shtëpiakë ose duke shkuar tek shokët. Numri i orëve të qëndrimit në internet në ditë është rritur në mënyrë drastike. Ditët e punës bullgarët e rinj qëndrojnë para kompjuterëve mesatarisht tri orë e gjysmë, ndërsa gjatë fundjavës – pesë orë. Më shumë orë – mesatarisht gjashtë orë në ditë, ata kalojnë gjatë pushimeve. Në vende si Tajlandë p. sh. qëndrimi para kompjuterit kaq kohë konsiderohet si varësi dhe duhet të mjekohet. “Një përqindje e vogël prej gjeneratës së re thotë se ka kohë të lirë të mjaftueshme pas shkollës. Leximi zë një pjesë gjithnjë e më të vogël të kohës së lirë. Tashmë adoleshentët drejtojnë interesat e vet në shkallë më të madhe në fushën e sportit dhe në përdorimin e internetit. Një përqindje e madhe e të rinjve tregojnë kompjuterët dhe punën me ta si burim lumturie e kënaqësie”, tha Julian Dobrev, i cili është drejtor i departamentit “Studime” pranë Agjencisë “Pragmatika”, dhe shtoi:

“Pa hezitim si fëmijët e vegjël, ashtu dhe ata më të mëdhenj përpiqen të përdorin internet në mënyrë maksimale. Nxënësit thonë se koha e tyre e lirë është shumë pak, por sipas studimit tonë afro 43% prej të rinjve kalojnë më shumë se dy orë në internet.”

Ka adoleshentë, që përdorin internet për arsim. Mundësi për këtë japin kurset interaktive, disa prej të cilave janë falas. Blerja përmes internetit gjithashtu u bë e njohur. Por interesi i bullgarëve të rinj për përdorimin e internetit është shkaktuar nga disa kushte të tjera:

“Në vend të parë është komunikimi me shokët – tregon Julian Dobrev. – Në internet të rinjtë kërkojnë lidhje miqësore, me të cilat të zëvendësojnë nevojën për marrëdhënie sociale. Në saje të mundësive të rrjetit global ata kërkojnë kontakte jo vetëm në Bullgari, por në tërë botën. Të rinjtë kalojnë shumë kohë duke chatuar në internet, duke vizituar rrjetet e ndryshme sociale, faqet e internetit për takime dhe forumet sipas interesave të tyre. I ndjekin kërkimi dhe shkëmbimi i informatës mbi çështje të ndryshme, dëgjimi i muzikës etj. Në internet ka fusha, të cilat u pëlqejnë të gjithëve, duke përfshirë dhe marrëdhëniet seksuale.”

Në sajtet për takime adoleshentët nuk shënojnë emrin e vet të vërtetë, por të ashtuquajturin “nickname”. Shpesh ata paraqiten me moshë më të madhe. Fshehja e emrit të vërtetë dhe e të dhënave personale u sjell ndjenjën e sigurisë e të mbrojtës. “Shpesh mund të takosh njerëz të bezdisshëm në hapësirën virtuale. 41% prej fëmijëve thonë se këta njerëz fillojnë bisedën me këmbëngulje dhe kundër dëshirës së tyre. Por rrezik serioz përbëjnë njerëzit e sjellshëm, që flasin me fëmijët, provojnë të tërheqin vëmendjen e tyre dhe të takohen me ta” – tregon Julian Dobrev. Nga studimi i agjencisë “Pragmatika” u bë e qartë se adoleshentët nuk marrin në konsideratë rreziqet e internetit. 41% prej tyre janë përgjigjur se gjërat më të rrezikshme në internet janë viruset e kompjuterit. Katër herë më pak janë ata që mendojnë se takimet me të panjohurit janë të pasigurta. Mezi 2% prej të rinjve pohojnë se varësia ndaj internetit është e dëmshme për ta. Një e tretë janë të bindur se në internet nuk ka asgjë, që t’i rrezikojë. Organizatorët e fushatës kombëtare të sigurimit në internet, që filloi në muajin prill gjatë vitit të kaluar, i vunë vetës për qëllim të ndryshojnë qëndrimin e adoleshentëve ndaj rreziqeve në internet. Kjo fushatë është pjesë e asaj ndërkombëtare me titullin “Ti zgjedh a do të jesh online viktimë”. Qëllimi është që të rritet ndjeshmëria shoqërore ndaj rreziqeve të internetit. Në faqen Safenet.bg është hapur një linjë speciale, ku mund të jepen sinjale për shkelje dhe kërcënime në internet.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD

Regjisori Elenko Kasalijski me një film për ditët përtej kufirit dhe jetën në bazën bullgare në Antarktidë

Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..

botuar më 24-09-04 7.05.PD

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD