Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka përvetësuar vetëm 1.3 për qind prej fondeve evropiane

Foto: BGNES
Jashtëzakonisht i ulët është përvetësimi i fondeve evropiane në Bullgari. Nga hyrja e vendit tonë në BE gjatë vitit 2007 deri në fund të vitit të kaluar janë përvetësuar vetëm 1.3 për qind prej parave, të destinuara për vendin tonë. Kjo u bë e qartë nga raporti i Komisionit parlamentar mbi çështjet evropiane dhe kontrollin e fondeve evropiane. Në dokument analizohen të gjitha 21 programet e financuara nga BE-ja. Ato parashikojnë akoma 12 miliardë euro, të cilat duhet t’i livrohen Bullgarisë deri në vitin 2013. Pasi vendi ynë nuk i ka përvetësuar mjetet evropiane me vlerë të përgjithshme afro 1 miliard euro nga fondet e paraaderimit, tani ekziston mundësia reale që të humben edhe mjete në kuadrin e shtatë programeve operative. Ja dhe hollësitë.

Më dramatike është situata lidhur me mjetet e papërvetësuara në kuadrin e programit ISPA, të destinuar për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore. Nga buxheti i programit prej 1.66 miliardë eurosh, deri më sot janë përvetësuar vetëm 300 milionë euro, ose një të pestën prej mjeteve të dhëna nga BE-ja. Shkaqet janë konflikti i interesave, apelimet e procedurave, vonimi i pagesave ndaj beneficientëve, si dhe vlerat e zmadhuara të projekteve, që po kandidojnë. Na qetëson fakti se kemi akoma një vit – tërë viti 2010 është para nesh.

Në raport shënohet gjithashtu se një pjesë e mjeteve në kuadrin e fondeve evropiane, të parashikuara për programet “Transport” dhe “Mjedis rrethues” mund të humben. Edhe në kuadrin e dy programeve konstatohet përvetësim i pamjaftueshëm i financimit të dhënë. Më serioz është vonimi i zbatimit të programit në sektorin rrugor, për të cilin janë parashikuar afro një miliard euro. Shkaqet janë mungesa e projekteve të gatshme dhe e parave për jetërsimin e pronave dhe për gërmime arkeologjike. Gjatë këtij viti Bullgaria duhet të përvetësojë 86 milionë euro për ndërtimin e magjistraleve. Në qoftë se këto para nuk paguhen do t’i humbim. Mirëpo deri tani nuk është paguar madje një euro. Nën rrezik janë edhe mjetet e destinuara për përmirësimin e lundrimit në pjesën bullgaro-rumune të lumit Danub. Këtë herë shkaku është vendi rumun. Komisioni parlamentar u rekomandon pushtetarëve për të qenë më aktivë në “shpëtimin e projektit”. Në programin operativ “Mjedis rrethues” nën rrezik janë paratë në sektorin “Mbeturina”, ku nuk ka filluar ndërtimi i asnjë prej gjithsej 23 depove të parashikuara regjionale. Në kuadrin e programit bujqësor SAPARD përmasa e mjeteve të humbura pritet të jetë afro 123 milionë euro, thuhet në raportin e Komisionit parlamentar.

Në fund të vitit do të bëhet një rishikim se cili për çfarë mjetesh nga vendet anëtare të BE-së është marrë vesh dhe gjatë vitit tjetër do të bëhet një shpërndarje e re. “Rregullat e lojës” janë të tilla, se po të mos përvetësohen parat e livruara nga Brukseli deri në vitin 2013, ato do t’u jepen vendeve të tjera. Viti 2010 është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Bullgarinë, sepse në qoftë se vendi ynë është marrë vesh për një përqindje të madhe mjetesh evropiane dhe ka një listë të qartë projektesh, BE-ja nuk do të na privojë nga mjetet e parashikuara.

Sipas të dhënave të raportit Bullgaria radhitet në vendin e 15-të nga 27 vendet anëtare të BE-së për nga paratë, të cilat u janë paguar beneficientëve. Për nga përqindja e përvetësimit jemi në vendin e 20-të. Gjatë këtij viti vendi ynë i vuri vetes qëllimin të kompensojë kohën e humbur dhe të përfitojë maksimalisht nga mjetet e livruara nga të gjitha fondet evropiane.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD