Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëri bullgar në “Avatar”

Folklori origjinal bullgar gëzon një respekt të madh në muzikën e prodhimeve botërore kinematografike. Për herë të radhës vokale specifike për Bullgarinë dëgjohen në filmin fantastik “Avatar” me regji të James Cameron. Zëri është i këngëtares së re Radka Varimezova. Ajo është nga familja e njohur muzikore Varimezovi. Është bijë e këngëtares popullore Cvetanka Varimezova dhe e gajdexhiut Ivan Varimezov. Nga viti 2001 ata janë pedagogë të folklorit bullgar në Universitetin në Los Anxhelos të Kalifornisë (UCLA). Bija e tyre Radka që nga fëmijë dëgjonte muzikë popullore bullgare. Ajo u rrit në sallat, ku prindërit e saj ishin udhëheqës të ansamblit folklorik në Pazarxhik. Përveç se këndon, ajo i bie gajdes. Ka mbaruar biologji dhe muzikë në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara, kurse së shpejti do të fillojë të studiojë stomatologji.

Ftesa për incizimet e muzikës së filmit “Avatar” erdhi rastësisht. Radka Varimezova mori pjesë në këngën “Jake’s first flight”, në të cilën këndon në një gjuhë jashtëtokësore, që nuk ekziston. Muzika është e James Horner, dhjetë këngëtare improvizojnë, por zëri i vajzës bullgare u përgjigjet më shumë pritjeve të ekipit. Soloja e saj është në diskun me muzikën e “Avatar” – një film me 9 nominime për “Oskar”, një prej prodhimeve më të suksesshme kinematografike për të gjitha kohërat.

Një këngë popullore bullgare tingëllon edhe në prodhime të tjera kinematografike. Kënga “O mal, o mal i vjetër” i kompozitorit Stefan Dragostinov shërben si sfond i pamjeve të bukura nënujore në dokumentarin e regjisorit Werner Herzog – “Takime në fund të botës”. Interpretimi është i korit të femrave pranë ansamblit folklorik “Filip Kutev”. Një kor femrash këndon edhe në filmin е vizatuar “Vëllai i ariut”. Autor i kompozimit është Pfil Collins, kurse kënga është në gjuhën e eskimezëve. Zëra të Korit bullgar të Londrës tingëllojnë në prodhimin e Holivudit “Troja”, kurse kënga “Remember Me” interpretohet nga Josh Groban dhe Tanja Carovska. Kori këndon edhe si sfond në filmim për jetën e Elizabeth I (“The Virgin Qeen”). Kënga e dashur bullgare “U errësua mali” në interpretim të korit me famë botërore “Misteri i zërave bullgarë” është përfshirë në filmin “Jezusi nga Monreali” (1989). Në finalin e filmit amerikan “300” tingëllon përsëri një interpretim i tyre. Këtë herë kjo është kënga e bukur bullgare “Perëndo, perëndo, o diell i pastër!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasko Vasilev-Bazilio në vitin e ri me kujtime dhe mirënjohje

Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..

botuar më 25-01-09 7.15.PD

Paola e re dhe "Fuqia e dashurisë"

Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..

botuar më 25-01-09 6.15.PD

“Peshore” – kënga më e fundit e Projektit “Artistë këngëtarë”

Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..

botuar më 25-01-03 6.10.PD