Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është një faktor kyç për BE-në në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkan

Në Sofje u zhvillua konferenca me temë “Shembulli bullgar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Partisë Popullore Evropiane Wilfried Martens (djathtas).
Foto: BGNES
Me ardhjen e saj në pushtet qeveria e qendrës së djathtë e partisë GERB ndërmori veprime masive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në katet e larta të pushtetit. Kjo u vlerësua lart në dy raporte të departamentit të shtetit të SHBA-s dhe pritet që të vlerësohet dhe në raportin e radhës të KE-së në fund të kësaj jave. “Qeveria ka vullnetin politik dhe vepron ashtu siç pritet nga ne në Evropë dhe Amerikë” – tha kryeministri Bojko Borisov në një konferencë të organizuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) në Sofje, me temë “Shembulli bullgar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Sipas kryeministrit suksesi i kësaj lufte do të çojë dhe në sukses të përvetësimit të fondeve evropiane, që është një instrument i rëndësishëm për daljen nga kriza.

“Korrupsioni ka shumë fytyra – tha Bojko Borisov. – Ai shfaqet në shumë fusha, ka shpërdorime që i shkaktojnë dëme shtetit për qindra miliona leva. Një shembull për këtë është Kompania Elektrike Kombëtare, në të cilën ka shpërdorime të mëdha dhe në praktikë kompania është çuar deri në falimentim.”

Kryetari i PPE Wilfried Martens deklaroi mbështetje për kabinetin e Borisovit për masat jopopullore dhe vlerësoi lart arritjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Si rezultat për afro gjysmë viti, kur vendet e tjera luftojnë krizën, vendi juaj arriti një nivel pozitiv të stabilitetit financiar – tha ai. – Si shteti, ashtu edhe tërë shoqëria mbështet përpjekjet e qeverisë të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo është një luftë e vërtetë kundër forcave të së keqes, të cilat bllokojnë zhvillimin e Bullgarisë dhe mundësitë për një jetesë më të mirë. Jam i kënaqur se qeveria ka vullnetin politik për këtë luftë” – tha zoti Martens dhe theksoi se PPE do të inkurajojë Bullgarinë në këtë luftë deri në fitoren përfundimtare, sepse kjo është e rëndësishme për tërë Evropën. “Qeveria e tanishme e Bullgarisë është e vetmja alternativë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo nuk ka përfunduar, por Bullgaria është në rrugën e drejtë” – ishte kategorik Martens.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të PPE Antonio Lopez, Bullgaria është një faktor kyç për BE në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkan. “Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për tërë Evropën – është i bindur ai. – Bullgaria duhet të marrë udhëheqjen në këtë regjion specifik, i cili është shumë i rëndësishëm për BE.”

Sipas ministrit të punëve të brendshme Cvetan Cvetanov, përveç vullnetit politik të pushtetit ekzekutiv, duhet të ketë vullnet dhe nga ana e pushtetit gjyqësor. Ai shpjegoi se po diskutohet ideja për ristrukturim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Mendoj se kuota politike në Këshillin e Lartë Gjyqësor nuk është e dobishme. Ne, politikanët, duhet të rrimë larg sistemit gjyqësor, i cili duhet të jetë në të vërtetë i pavarur. Prandaj në përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të ketë profesionistë që kanë vërtetuar cilësitë e tyre, që nuk janë ngarkuar me elemente politike. Duhet të ketë një dialog dhe me Organizatën e Gjyqtarëve, të kërkojmë njerëz që mund ta realizojnë reformën. Sepse sot, 20 vjet pas tranzicionit në demokraci, sistemi gjyqësor ende nuk është reformuar. Kjo statukuo duhet të ndryshohet.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD