Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të drejtat e bullgarëve si konsumatorë të kredive

Jeta me kredi gjithnjë e më shumë iu pëlqen bullgarëve. Bankat janë gjithmonë në dispozicion - para për remont të banesës, blerje të mobilieve, teknikë të shtrenjtë, për arsimin e fëmijëve e të tjera mund të merren që aty gjatë kushteve të caktuara, kuptohet. Por nëse njerëzit të cilët kërkojnë kredi, i dinë mirë të drejtat e veta ose mbeten të befasuar, kur duhet ta kthejnë. Në dokumentet bankare për kredinë, të cilat i firmosin, akoma mungon një informacion të mjaftueshëm, kurse kultura financiare e bullgarëve nuk është shumë e zhvilluar. Çfarë do të ngjante në qoftë se, që nga 12 maji në bazë të forcës së direktivës më të re evropiane, bankat fillojnë të lëshojnë kredi konsumi, shuma e të cilave do të arrijë 75 mijë euro. Dhe mosdija më e vogël mund të ketë pasoja të rënda.

Sipas Fllash Eurobarometër, i cili studion mendimin e qytetarëve evropian dhe i ndihmon politikanët evropian gjatë marrjes së vendimeve, vetëm 23% nga konsumatorët bullgarë i njohin të drejtat e veta, kur tërheqin kredi. Pothuajse 41% dinë një pjesë prej tyre, por duan të mësojnë më tepër. Rreth 20% pohojnë se, nuk dinë asgjë, kurse të tjerët bile nuk duan dhe të mësohen. Sipas Bogomill Nikollovit nga asociacioni “Konsumator aktiv”, njerëzit nuk janë mjaft të vëmendshëm gjatë marrjes së kredisë.

“Në vend të parë sipas nesh problem me njohuritë e pamjaftueshme dhe kuptimin për të gjitha kushtet mbi një produkt financiar, pjesërisht kredi. Rastis kështu që as konsumatorët janë të përpiktë dhe ndajnë kohë, as institucionet financuese tregojnë përpjekje të mjaftueshme të sqarojnë të gjitha këto kushte. Diçka më tepër, një pjesë e madhe nga institucionet financiare akoma nuk kanë bërë kushtet e përgjithshme mjaft të pranueshme. Është shumë e vështirë të hyni në sajtin e ndonjë banke dhe të orientoheni në kushtet e përgjithshme, të cilat më tej do të rregullojnë marrëdhëniet midis jush dhe bankës. Njerëzit shpesh firmosin marrëveshje, pa lexuar asgjë në praktikë. Do të jetë mirë nga ana e bankave, në qoftë se propozojnë në dispozicion kushtet e përgjithshme, në mënyrë që, për shembull unë të shkoj në ndonjë bankë, t’i marr dhe t’i lexoj në shtëpi me qetësi. Dhe pas disa ditëve të kthehem i bindur se e di mirë se çfarë po firmos.”

Në fillim të muajit mars në “Gazetën e Shtetit” u botua ligji bazë për kredinë e konsumatorit. Ndryshimet, të cilat bankat duhet t’i aplikojnë që nga 12 maji sipas direktivës së re evropiane për kredi konsumi, prekin si pragun e shtuar deri më 75 mijë euro, ashtu dhe problemet rreth transparencës së plotë të informacionit gjatë marrjes së tij. Aplikohet një formular standard evropian për të dhënë një informacion para marrëveshjes për kreditë e konsumit. Përmes tij konsumatorët do të mund të krahasojnë kushtet e bankave si në vend, ashtu dhe në shtetet e tjera evropiane. Ndryshimet garantojnë se, në qoftë se konsumatori heq dorë nga marrëveshja për kredi në një afat 14 ditor nga lidhja e saj, ndaj tij nuk aplikohen përqindje dënuese. Ndryshimet, sipas ekspertëve, garantojnë një nivel të lartë të mbrojtjes të konsumatorëve evropian, pavarësisht se në cilin shtet është e tërhequr kredia. Sipas Ljudmill Karavasilevit, PR menaxher bankar, gjatë një konkurrence të zhvilluar midis bankave me ndryshimet stimulohet rritja e cilësisë të produkteve dhe të shërbimeve, të cilat ofrohen, si dhe shërbimi më i mirë i klientëve.

Ralica Zaharieva, menaxhere marketing dhe komunikacione në institucionin jobankar financiar për kreditimin konsumator, ve në dukje praktika të mira të aplikuara. Në fakt këto praktika tanimë respektohen nga pjesa më e madhe e institucioneve bankare në vend. “Në materialet për reklamë dhe komunikacion, thotë Zaharieva - japim informatë për çmimin e vërtetë të produktit dhe nëse ka taksa suplementare. Nuk aplikojmë taksa të fshehta, kurse për një pjesë nga produktet fare nuk aplikojmë taksa. Përveç kësaj japim mundësi klientëve të llogarisin se cila ka qenë përmasa e kuotës, të cilën do të paguajnë, me kalkulator, i cili është i pranishëm në web sajtin tonë. Sipas statistikës kjo është një nga faqet më të vizituara në sajtin tonë, që do të thotë se klientët kërkojnë informacion dhe paraprakisht kërkojnë të njihen me atë që do të paguajnë në të ardhme.”

Sipas Bogomill Nikollovit nga asociacioni “Konsumator aktiv” në kushtet e krizës globale financiare dhe ekonomike, kur shumë njerëz janë të frikësuar nga kjo të humbasin punën e vet, një lidhje shumë e rëndësishme është ajo midis bankës dhe klientët e kreditimit.

“Dua t’u jap një rekomandim vet konsumatorëve, thotë ai. Kur ndiejnë se kanë vështirësi, me rëndësi të madhe është që të lidhen me bankën dhe të shpjegojnë si qëndrojnë gjërat. Pothuajse nuk ka bankë e cila të mos të bjerrë dakord të shpërndaj marrjet ose t’i shtyjë në kohë, derisa të kalojnë këto vështirësi, kjo është praktikë prej shumë vjetëve në të gjithë botën. Mjerisht një pjesë e madhe e njerëzve, të cilët kanë vështirësi, zakonisht fshihen nga banka, që është një gabim shumë i madh.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD