Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Debatohen masat kundër krizës në Bullgari

Analizuesi ekonomik Lëçezar Bogdanov nga Industry Watch komentoi idetë për daljen nga kriza
Foto: BGNES
Pas diskutimit publik të ideve të ndryshme për përballimin e krizës, qeveria, sindikatat dhe punëdhënësit shqyrtuan së bashku masat, që duhet të ndërmerren për stabilizimin e sektorit financiar bullgar. Sipas burimeve qeveritare vetëm për dy muajt e parë deficiti buxhetor tejkaloi 1.4 miliard leva (700 milionë euro). Shkak për këtë janë borxhet e vjetra të shlyera dhe të ardhurat e ulura. Qeveria bullgare ka për detyrë të gjejë dy miliard leva (1 miliard euro), të cilat të sigurojnë gjatë vitit një deficit buxhetor nën 3 për qind.

Ministri i financave Simeon Djankov tha, se midis sindikatave dhe punëdhënësve ka konsensus mbi afro 80 për qind nga masat e propozuara. Një nga propozimet ka të bëjë me një amnisti 10 përqindëshe tatimore për pronë të blerë me të ardhura nga sektori gri. Kryeministri Bojko Borisov nuk ra dakord me idenë për rritjen e tatimit të sheshtë, por bëri propozim për vendosjen e tatimit “luks” për jahte të shtrenjta, për vetura të fuqishme, për aeroplanë privatë dhe për pronë të madhe. Vetëm kështu, sipas tij do të ndahet pesha e krizës. U komentua, se kjo është një ide më tepër populliste, se sa fiskale. Sindikatat dhe punëdhënësit ishin të befasuar nga fakti, se në pakon kundër krizës, qeveria parashikon që për një vit tatimi mbi vlerën e shtuar të rritet nga 20 në 22 për qind. Disa ekspertë janë të mendimit, se vetëm kështu në buxhet do të derdhen para. Të tjerë e caktojnë këtë hap si goditje kundër ekonomisë. Tani për tani është e siguritë, se do të ketë privatizim i pjesëve shtetërore të kompanive të mëdha si “Toplofikacioni”, Pallati Kombëtar i Kulturës etj. Do të shitet edhe prona e panevojshme shtetërore, që jepet me qira kundrejt çmimeve simbolike e kështu me radhë.

Analizuesi ekonomik Lëçezar Bogdanov nga Industry Watch e komentoi idetë e diskutuara për daljen nga kriza ashtu: “Në masat e paraqitura dominojnë idetë ekstravagante dhe ekzotike, duke filluar me amnistinë tatimore, duke kaluar përmes tatimit “luks” dhe duke arritur deri te limitet e shpërblimeve të nëpunësve shtetërorë. Nuk ka ndonjë vend, i cili të ketë zgjidhur problemet e veta fiskale me tatim mbi luksin ose me tatimin e njëfishtë të pronës nën formën e amnistisë tatimore. Masa të tilla nuk do të japin rezultat. Ato nuk mund të jenë shtylla kurrizore të sistemit të të ardhurve në ekonominë e një shteti.”

Tani buxheti bullgar duhet të përballojë presionin e organizatave të ndryshe për rritjen e shpenzimeve. Nga ana tjetër të ardhurat ulen. Ka rrezik vendi të hyjë në spiralin e deficitit buxhetor në rritje dhe të uljes së stabilitetit financiar. Lidhur me këtë analizuesi ekonomik Lëçezar Bogdanov thekson:

“Duhet të ketë vullnet për rivendosjen e bilancit buxhetor. Ministria e Financave nuk ka përfytyrim të qartë për madhësinë e problemit, domethënë ajo nuk e ka të qartë, sa mjete nuk do të mjaftojnë për realizimin e buxhetit deri në fund të këtij viti. Duhet të ndërmerren masa serioze, të cilat të shtojnë efektivitetin e sektorit publik, gjë që do të thotë se shpenzimet shtetërore duhet të ulen. Në këtë sfond shihet, se të gjitha nismat e sindikatave, punëdhënësve dhe disa prej ministrave janë për rritjen e shpenzimeve. Duhet të ndërmerren masa për kufizimin e rrogave, shpenzimeve për investime dhe për mirëmbajtje. Ndërsa të gjitha masat janë të kundërta. Të gjithë e konsiderojnë shtetin si një shpëtues, i cili do të harxhojë disa miliardë dhe situata do të përmirësohet. Realiteti është, se buxheti do të pësojë një deficit edhe më të madh, megjithëqë njerëzit që propozojnë ato masa konsiderojnë, se qeveria harxhon pak. Është e dukshme, se një nga teoritë është e gabuar.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD